• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ish-ministri i Berishës zbulon prapaskenat për Zgjedhoren dhe tregon hapur qëllimin e Ramës

18 June, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-ministri i PD, Besnik Mustafaj ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po i bën shantazh opozitës për marrëveshjen e Zgjedhores por ndërkohë vetëm ai mund ta prishë atë.

Sipas Mustafajt, Rama është tërhequr nga depolitizimi i administratës zgjedhore dhe identifikimi biometrik që në fillim i refuzonte, por këto ai i konsideron si disfata prandaj tashmë kërkon heqjen e koalicioneve zgjedhore.

Mustafaj ndërkohë thotë se vetëm Rama mund të prishë marrëveshjen dhe nëse ndodh, atëhere ai këshillon opozitën që t’i vendosë ultimatum kryeministrit kërkesën politike për qeveri tranzitore 100 ditë para datës së zgjedhjeve bazuar në modelin e suksesshëm të Maqedonisë së Veriut.

”Rama nuk e do marrëveshjen dhe do kërkojë të sabotojë. Çdo lëshim dhe kompromis që është i domosdoshëm në një marrëveshje ka kompromis, Rama çdo lëshim e trajton si disfatë. Disfata personale i konsideron depolitizim të administratës zgjedhore për të na i shitur me komisionerët nga administrata, dhe identifikimi biometrik. Por ai bën shantazh ndaj opozitës. Opozita ka arritur rezultate teknike, si rasti i Kolegjit Zgjedhor etj. Ajo çka e vë në bisedë, edhe me veten, e kam menduar që kryesorja ndër kërkesat e opozitës që në daljen nga parlamenti me dorëzimin e mandateve është qeveria tranzitore 100 ditë para zgjedhjesh, është model i suksesshëm nga Maqedonia e Veriut, por Rama e parandjen këtë. Ligji lejoi Gjiknurin, çunat e Shijakut etj që të kënaqnin shefin. Rama ka pasur mungesë të vullnetit politik për administrim të drejtë të zgjedhjeve dhe që çon në manipulim.

Rrezikon në çdo moment marrëveshja të prishet nëse nuk kalon në Kuvend. Këshilli Politik që e ka negociuar nuk është strukturë parlamentare, pra votat janë në parlament. Nuk mund të përjashtohet opozita parlamentare sa kohë ka kartonat. Duhen parë çfarë është racionale dhe çfarë jo. Kërkesa që të ndalohen me ligj koalicionet paraelektorale është kërkesë e Edi Ramës. Pavarësisht se vjen nga njëri apo tjetri. Nëse kjo marrëveshje prishet atëhere PD duhet të kthehet tek kërkesat politike, tek qeveria kujdestare sipas modeli të Maqedonisë së Veriut.

Rama po rrezikon zgjedhjet. Marrëveshja dështon vetëm nëse do Rama të dështojë. Po të isha unë këshilltar i opozitës, do të vendosja qeverinë tranzitore të ishte ultimatum në rast të prishjes së marrëveshjes.”, tha Mustafaj.

Paraardhëse

Reagon Ngjela për shkarkimin e Fatmira Hajdarit: E kam mike, por dua më shumë të vërtetën (VIDEO)

Pasardhëse

“Meta bëri autogol”, Spartak Ngjela tregon hapur çfarë e rrëzon Presidentin

Pasardhëse

“Meta bëri autogol”, Spartak Ngjela tregon hapur çfarë e rrëzon Presidentin

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.