Ish-kreu i PD-së së Kukësit Ibsen Elezi ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike lidhur me takimet që do mbajë Basha duke mbledhur dy strukturat e rëndësishme në të njëjtën ditë.
Elezi thekson se sa herë që ai bën një gjë në të mirë të PD-së e bën mbrapsht.
Deklarata e Elezit:
“Liderat perendimor nuk nguten !
Priti 12 vjet per ta marre nje diplome e nuk u ngut, tani ngutet per 2 mbledhje ?!
Ne ora 17, mbledhje kryesie.
Ne ora 19, mbledhje keshilli kombetar.
Pse behen kaq me ngut dhe cfare i kushton qe nje dite te beje njeren e nje dite tjetren ?!
Sa here qe ben dicka e ben mbrapsht.
Ky ose eshte i vonuar, ose eshte i shitur, ose ….
I kane mbete me vete veç lulezimsat, si Ramizit “grate e enverit” ne 90-en..”, shkruan Elezi.
Diskutime rreth kësaj post