• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Ish-kreu i PD ngjan si ato kokat e hekurta që përdoreshin për të hapur kalatë”, Nazarko: PD është në një situatë të dëshpëruar

30 September, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
26
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti Mentor Nazarko ka folur zhvillimet në Partinë Demokratike si dhe foltoren e nisur nga ish-kreu i PD dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Nazarko tha se është herët të thuhet se Berisha kërkon të jetë në krye të PD, por se ngjan si ato kokat e dashit të hekurt që përdoreshin për të hapur kalatë në mesjetë dhe mbrapa tij janë mëtonjësit realë.

“Është ende herët që të thuhet që Berisha do të kthehet në krye të PD,- mund të pandehim, por mbase s’do na dalë fjala. Nga biseda, shkëmbimi i komplimenteve që u bënë në Durrës midis zonjës Kokalari që po sulmohet madje si mëtonjëse për fronin e kryetarit dhe zotit Berisha, duket sikur do jetë z. Berisha. Por unë e quaj të vështirë një skenar të tillë. Z. Berisha ngjan si ato kokat e dashit të hekurt që përdoreshin për të hapur kalatë në mesjetë dhe mbrapa tij janë ata mëtonjësit realë të cilët janë lojtarë të Berishës për fronin e kryetarit. Besoj që Berisha për të ruajtur unitetin e kundërshtarëve të Bashës po shfaqet si udhëheqës i kësaj lëvizje. Nuk besoj se në fund do të jetë ai që do ta kryesojë partinë në vet të parë- nëse fiton. Natyrisht janë të vështira skenarët, sipas të cilave do të vendosë një tjetër, i cili përsëri do të ketë imponimin amerikan për ta përjashtuar Berishën dhe pastaj do kishim një proces zinxhir dorëheqjesh, apo ‘Foltoresh’”, tha Nazarko.

Ai pranoi që lëvizja e Berishës është duke marrë hov, por bëri një shpjegim.

“Duhet kuptuar, PD është në një situatë të dëshpëruar. Një parti që nuk vjen në pushtet për tre mandate rresht është një parti e dëshpëruar. Berisha është prekës i mirë i telave të dëshpërimit dhe mobilizimit veçanërisht të partisë. Është tjetër gjë një tubim i hapur për simpatizantët dhe tjetër gjë ai me anëtarësinë. Nuk mund të nisemi nga entuziazmi që krijohet nëpër salla të caktuara. Berisha është dikushi që është duke vënë gishtin në probleme reale të PD dhe shpesh dhe të vendit. Shumë prej gjërave që ai shtron, hiq pjesën që lidhet me SHBA-të, janë probleme reale të PD, apo të vendit. Ai gënjen kur po i atribuon ekskluzivisht Bashës shumë prej atyre keqbërjeve, mungesën e demokracisë, përjashtimin e rivalëve, etj.

Basha i ka bërë ato më së paku me lejen e Berishës, nuk po them me konsensusin, marrëveshje me të apo ndonjë skenar. Problemet që Berisha shtron megjithatë janë reale. Ashtu si edhe fakti që ajo që po bën Berisha po i krijon vështirësi Bashës si model opozitarizmi, dhe ky errësim i modelit Basha, ngjan se ishte arsyeja aktuale pse amerikanët donin ta largonin nga skena, në këtë periudhë. Se shtrojmë pyetjen: Pse tani? Për shkak të korrupsionit? Po, por ky nuk lidhet drejtpërdrejt me rolin e Berishës sot. Berisha është një personazh që zë goxha vend në skenën opozitare dhe duke qenë në parlament me kostumin e PD ai krijonte vështirësi protagonizimi të rolit të vetë Bashës. Mirëpo ai është duke e bërë këtë dhe nga jashtë PD-së zyrtare”, tha Nazarko.

Sipas tij, lloji i opozitës që ai po bën për Portin e Durrësit, ‘Balkan Open’ apo për tema të tjera, është përsëri një lloj steke me të cilën Basha duhet të krahasohet.

“Basha e ka të vështirë që të dalë nga kjo situatë. Do t’i këshilloja që ai duhet patjetër të thërrasë vetëm një tubim të ngjashëm, por me të rinj. Ata që po e pyesnin zotin Berisha në Durrës apo që po kritikonin Bashën, ishin të rinj, dhe kjo bënte efekt pozitiv. Përplasja brezore është problem real në këtë përplasje dhe njëherazi epërsia më e madhe e Bashës sot në raport me Berishën. Duke e ndjerë këtë handikap që ka, Berishës i kanë sugjeruar të jetë i rrethuar nga ato vajzat e reja që merren me instagramin apo i duket si gjuhë e huaj çfarë flitet”, deklaroi Nazarko.

Paraardhëse

Luan Baçi flet për lëvizjen e Berishës dhe paralajmëron atë që mund të ndodhë së shpejti

Pasardhëse

“Foltorja” shkon në Shkodër, ish-deputeti i bashkohet lëvizjes së Sali Berishës

Pasardhëse

"Foltorja” shkon në Shkodër, ish-deputeti i bashkohet lëvizjes së Sali Berishës

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.