• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ish-këshilltari zbulon prapaskenat, Trump: Shqipëria, i vetmi vend në përputhje 100% me NATO dhe SHBA-të

23 June, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në një libër të publikuar të shtunën, ish-këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare, John Bolton zbulon prapaskenat e Samitit të NATO-s në 2018, moment kur Shqipëria u veçua nga Presidenti Amerikan si i vetmi vend në përputhje të plotë me politikat e NATO-s dhe Uashingtonit.

Samiti i mbajtur në Bruksel në 11-12 korrik u karakterizua nga përplasja midis SHBA-ve dhe Gjermanisë për shpenzimet ushtarake dhe divergjencat politike e ekonomike midis Uashingtonit dhe BE.Në fjalën e tij, Presidenti Trump theksoi atëherë se është e papranueshme që vendet e pasura si Gjermania, Franca apo Kanadaja të mos respektojnë angazhimin për t’i dedikuar të paktën 2% të GDP-së shpenzimeve për mbrojtjen.

Kritika e Trump u fokusua më tej në divergjencat tregtare midis SHBA-ve dhe BE, ndërsa në lidhje me Rusinë, Presidenti Amerikan u shpreh publikisht se e konsideronte të papranueshëm qëndrimin gjerman, që nga njëra anë vendos sanksione mbi Moskën, por nga ana tjetër shpenzon miliarda euro për përfundimin e gazsjellësit “Nordstream II”, që sjell gazin rus në Europë.Në librin e publikuar rishtaz, Bolton ndalet në kujtimet e tij në këtë takim, në të cilin ai ishte i pranishëm personalisht.“Gjermania, u ankua Presidenti, paguan vetëm 1.2% të GDP dhe do të arrijë në 1.5% vetëm në 2025. Vetëm pesë nga 29 anëtarët e NATO-s paguajnë aktualisht mbi 2%, diçka që Trump pranoi se nuk është në gjendje ta kuptojë, sidomos kur bëhet fjalë për vende të pasura”, shkruan Bolton në librin e tij.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë që të vazhdojnë të mbrojnë Europën, tha ai, e më pas kaloi në përplasjen e zgjatur tregtare SHBA-BE, që sipas Trump duhet të trajtohet bashkë me çështjen e NATO-s. Shqipëria, ishte i vetmi vend që kishte adresuar këto probleme në darkën e mëparshme”, vijon “The Room where it happened” (titulli i publikimit).

Në momentin e zhvillimit të Samitit, në datat 11-12 korrik të 2018-s, veçimi i Trump për Shqipërinë u raportua gjerësisht në mediat botërore dhe ato shqiptare.Presidenti amerikan mbeti i goditur nga fjalimi i mbajtur prej Kryeministrit Rama përpara darkës së liderave, fjalë gjatë së cilës Rama theksoi se: “çdo hapësirë e lënë bosh nga Perëndimi në Ballkan, është një hapësirë që tenton të përvetësohet nga Rusia”. Në darkën pa kamera, Trump theksoi në atë kohë se Rama është i vetmi që ka kuptuar esencën e politikës së jashtme amerikane.Përgëzimi gjithashtu i referohej rolit të Shqipërisë në NATO, si një vend që mbetet thellësisht i përkushtuar ndaj aleancës dhe misioneve të saj ndërkombëtare, e si një shtet që pavarësisht mundësive të kufizuara financiare, vit pas viti angazhohet që të rrisë shpenzimet e saj në fushën e mbrojtjes.

Paraardhëse

Shpërthen i revoltuar ish-deputeti i PS-së: Ua dha ‘goditjen në tru’, e pësuan si “Breshka te Nallbani”

Pasardhëse

Manastirliu zbulon vendimin e radhës se çfarë do të ndodhë nëse shtohen rastet tek Infektivi

Pasardhëse

Manastirliu zbulon vendimin e radhës se çfarë do të ndodhë nëse shtohen rastet tek Infektivi

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.