• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ish-drejtoresha e ARRSH përfundoi në SPAK, reagon Jorida Tabaku: Është kurbani i një afere korruptive

3 October, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
57
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputetja e PD ka reaguar pasi ish drejtoresha e ARRSH Sonila Qato u thirr në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni lidhur me një hetim për pabarazi në tendera lidhur me rrugën Kardhiq-Delvinë.

“Asokohe në emër të PD-së kam denoncuar nga selia e partisë se znj. Qato është kurbani i një afere korruptive që qartësisht implikon shumë ministra dhe ish ministra të qeverive socialiste’ shkruan Tabaku dhe thekson se tani është koha që drejtësia të veprojë “dhe dërgojë përpara bankës së të akuzuarve fajtorët për rrugën Kardhiq-Delvinë që është një kryevepër e korruptimit dhe keqpërdorimit të taksave”.-shprehet ajo.

Postimi i plotë:

“Në politikë kanë rëndësi aktet e jo fjalët, ka rëndësi qendrueshmëria!

Disa muaj pasi iso-ja e polifonisë së bukur të labërisë është dëgjuar në Rrugën “Kardhiq-Delvinë” duke lëvduar arritjen e qeverisë, një nga personat kyç të kësaj rruge të mbuluar me shumë vendime korruptive thërritet në SPAK.

Asokohe në emër të PD-së kam denoncuar nga selia e partisë se znj. Qato është kurbani i një afere korruptive që qartësisht implikon shumë ministra dhe ish ministra të qeverive socialiste.

Në atë kohë nga foltorja e PD denoncova se sherri për dy kompanitë ishte tërëissht për qëllime të tjera pa lidhje me ligjshmërinë dhe zbatimin e kritereve.

Të dyja kompanitë qenë në shkelje të kritereve për konkurencë të ndershme dhe sesi, në atë tender, u përdorën kompani të tjera për të mbuluar përfituesin e vërtetë të tenderit me ofertën më të lartë, 20 milionë euro.

Afërmendsh që me aq shumë shkelje, aq shumë abuzime dhe një skemë që mban era korrupsion ftesa e sotme në #SPAK për zonjën Qato është një hap i mirë por i pamjaftueshëm.

U kemi parathënë shqiptarëve se skandalet e denoncuara nga PD nga viti 2013 e këndej do të dëshmonin një lidhje simbiotike mes qeverisë socialiste dhe korrupsionit.

Mjafton të ketë vullnet, dedikim dhe disiplinë nga ana e SPAK për t’i shkuar deri në fund dhe dërguar parap përgjegjësisë të gjithë ato apo dhe ata që mendojnë se janë mbi ligjin.

Janë qindra miliona euro të keqpërdorura nga taksat e shqiptarëve për të cilat duhet të paguajnë fajtorët përmes hetimeve penale dhe gjithashtu edhe forcat politike që nuk kanë rreshtur së mbrojturi këto afera korruptive.

Këto ditë janë dëshmi se si denoncimet, provat, faktet e proklamuara nga PD kanë qenë fitili që ka ndezur hetimet.

Koha që drejtësia të veprojë dhe dërgojë përpara bankës së të akuzuarve fajtorët për rrugën Kardhiq-Delvinë që është një kryevepër e korruptimit dhe keqpërdorimit të taksave.“-tha Tabaku.

Paraardhëse

Kulluri për sulmet kibernetike në Shqipëri: Akt i pastër terrorist

Pasardhëse

“A rrezikon PD të ketë një përsëritje të 6 marsit?” Alibeaj: Armiku i vërtetë është Rama

Pasardhëse

“A rrezikon PD të ketë një përsëritje të 6 marsit?” Alibeaj: Armiku i vërtetë është Rama

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.