• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Ish-diplomati britanik paralajmëron tensione brenda Kosovës dhe dy shteteve tjera, shkaku i Serbisë

25 August, 2021
në Kosovë
0
179
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-diplomati britanik në Bosnje e Hercegovinë Timothy Less, ka folur për projektin kombëtar serb “Bota serbe”, të proklamuar nga ministri i Brendshëm i Serbisë Aleksandar Vulin.

Less për gazetën “Bota sot”, ka thënë se arsyeja për promovimin e kësaj ideje është perceptimi i Vulinit që serbët që jetojnë në Bosnjë, Kosovë dhe Mal të Zi janë në rrezik dhe anëtarësimi në BE për Ballkanin, nuk është më një opsion.

“Një ‘botë serbe’ është një emër tjetër për projektin kombëtar serb, të cilin e përkrahin Vulin dhe anëtarët e tjerë të qeverisë. Arsyeja për promovimin e idesë së tij është perceptimi i tij se serbët që jetojnë në Bosnjë, Kosovë dhe Mal të Zi janë në rrezik dhe se ilaçi afatgjatë i këtij problemi, përkatësisht anëtarësimi në BE për Ballkanin, nuk është më një opsion”, – ka thënë Less.

Udhëheqësi i projektit “Studimet e Shpërbërjes” të Qendrës për Gjeopolitikë dhe Strategji në Universitetin e Cambridge, ka përmendur alternativat, të cilat Serbia po i merr në konsideratë. Një ndër to është se serbët po përpiqen të bindin SHBA-në dhe BE-në që të pranojnë shkëmbimin e territorit mes Kosovës dhe Republikës Srpska.

“Kjo po i bën politikanët në Beograd të marrin në konsideratë alternativat. Njëra prej tyre është krijimi i një shteti kombëtar serb, të cilin serbët besojnë se është i mundur. Bosnja ka rënë në mënyrë efektive nga brenda dhe statusi i Kosovës nuk është zgjidhur ende plotësisht. Prandaj, politikanët serbë besojnë se ata përfundimisht mund të bindin SHBA -në dhe evropianët që të pranojnë një shkëmbim territori midis Kosovës dhe Republikës Srpska. Mjet alternativ për të ndihmuar diasporën serbe është krijimi i një njësie rajonale të një lloji që ul rëndësinë e kufijve dhe i afron Bosnjën, Malin e Zi dhe Kosovën, me pakicat e tyre serbe, më afër Serbisë”, – është shprehur ish-diplomati në Bosnje e Hercegovinë.

Ai më tej ka folur për mundësinë që “Bota sot” të jetë një kërcënim për rajonin, veçanërisht për Kosovën, Bosnjën dhe Malin e Zi, ku sipas tij, do të krijohen tensione midis grupeve të shumicës dhe pakicave të tyre përkatëse serbe lidhur me “Ballkanin e Hapur”.

“Ka të ngjarë të krijojë një lloj presioni. Serbia, e mbështetur nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, po ndjek një politikë të cilën grupet e shumicës në Kosovë, Bosnjë dhe Mal të Zi e refuzojnë të gjithë. Kjo do të krijojë tensione në nivel rajonal, midis Serbisë dhe këtyre tre vendeve. Ai gjithashtu do të krijojë tensione brenda Kosovës, Bosnjës dhe Malit të Zi midis grupeve të shumicës dhe pakicave të tyre përkatëse serbe që duan të jenë pjesë e Ballkanit të Hapur”, – ka thënë Timothy Less.

Paraardhëse

Çfarë ndodhi mes tyre? Ish-konkurrenti i ‘Përputhen’ ndahet nga partnerja e tij, ‘thumbojnë’ publikisht njëri-tjetrin (FOTO)

Pasardhëse

Biden arsyeton vendimin për largimin nga Afganistani deri më 31 gusht

Pasardhëse

Biden arsyeton vendimin për largimin nga Afganistani deri më 31 gusht

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.