Ish-deputetja e PD-së Albana Vokshi tha se opozita është duke punuar intensivisht me të gjitha strukturat për mbledhjen e informacioneve që dëshmojnë krimet elektorale në atë që tashmë quhet libri i zi i 25 prillit. Vokshi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si “dirigjent të kësaj masakre”.
Delarata e Vokshit:
“Unë kam bërë disa kallëzime për shkelje flagrante të ligjit. Kam bërë kallzime për Veliajn, Lamen, Ulsi Manjën, Manastirliun. Kam bërë edhe për drejtues të tjerë. Ne kemi vepruar jo vetëm me denoncime mediatike, por edhe në mënyrë institucionale. Janë bërë mbi 150 denoncime dhe 40 kallëzime në SPAK. Nëse do marrë fund pandërshkueshmëria e atyre që janë përfshirë në krime elektorale vota e shqiptarëve do të ishte e lirë. Rama vërtetoi se është armiku më i madhi zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Këtu fillon edhe misioni i PD, për t’i dhënë mundësinë edhe qytetarëve të votojnë me vullnetin e tyre të lirë. Pas datës 25 prill ne kemi vijuar me denoncimet. Jemi duke punuar intensivisht me të gjitha strukturat për mbledhjen e informacioneve që dëshmojnë krimet elektorale për të hartuar atë që tashmë quhet libri i zi i 25 prillit. Ka qenë një masakër e dirigjuar nga vetë Rama. Unë kam marrë pjesë në shumë misione të OSBE dhe togfjalëshi parti-shtet asnjëherë nuk është përdorur. Ndarja e partisë nga shteti është ajo shqetëson tashmë edhe ndërkombëtarët”, tha Vokshi për Mcn Tv.
Diskutime rreth kësaj post