• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ish-deputetja ngre shqetësimin për nisjen e vitit të ri akademik: Çfarë do të ndodhë me studentët?

11 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj shkruan se më datë 14 shtator 2020 do të nisë viti i ri akademik, por deri tani ka një sërë enigmash në lidhje me atë se çfarë pritet që të ndodhë me studentët.

Mehmetaj shton se në vendet fqinje tashmë ekzistojnë kurrikulla dhe udhëzime për atë si do të nisë viti i ri akademik, kurse shton se në Shqipëri gjen vetëm foto të vjetra si katalog të ministres.

Postimi i Mehmetajt:

“Arsim apo propagandë?

Data 14 shtator pritet të jetë data e fillimit të vitit akademik 2020-2021, por, përveç datës, çdo detaj tjetër mbi vitin e ri akademik vazhdon të jetë enigmë për mësuesit, nxënësit e prindërit.

Në kushtet kur OBSH thotë se të rinjtë janë jo vetëm transmetues të virusit por kanë filluar të shfaqin edhe simptoma, vendi ynë akoma nuk ka mbi tryezë një strategji të qartë për funksionimin e shkollave. E ndërsa për Kosovën e Maqedoninë e Veriut mjafton të bësh një kërkim të thjeshtë online e gjen udhëzime e skenarë të parashikuar për mbarëvajtjen e vitit të ri akademik, për Shqipërinë gjen vetëm foto të kuruara bukur të Ministres, foto që u shkojnë për shtat blogereve, por jo një institucioni që ka në dorë fatet edukuese të qindra mijëra nxënësve e studentëve.

Pse ende sot, një muaj përpara fillimit të shkollës, ende nuk dihet si do të zhvillohet mësimi?

A do të kthehen nxënësit në auditore?

Nëse po, çfarë masash janë marrë për të siguruar kushtet e duhura të distancimit dhe higjenës në mënyrë që shkollat të mos kthehen në vatra infektimi?

A do të zhvillohet mësimi online?

Nëse po: A është siguruar ministria se çdo nxënës pavarësisht se ku banon apo çfarë kushtet sociale dhe ekonomike ka do të mund ta aksesojë mësimin online?

A do vazhdojë të quhet mësim online shpërndarja e detyrave nga Ëhats App dhe Facebook?

Duke qenë se prindërit janë kthyer në punë, kush do të kujdeset për fëmijët dhe kush do i asistojë ata për mësimet?

A është standartizuar e certifikuar kurrikula online, apo mësuesit do të improvizojnë sipas rastit?

A janë bërë gati programet specifike që përdoren për mësimdhënie e mësimnxënie online?

Si do të jetë sistemi i vlerësimit të dijeve të marra?

Po maturantët e këtij viti a do të përballen sërish me gafat dashakeqe me të cilat u përballën maturantët që sapo mbyllën vitin akademik?

Nëse nxënësit kthehen në klasa e situata me COVID-19 përshkallëzon, a ka ministria një skenar?

Po nëse çdo gjë kthehet në normalitet, si do rikuperohen dijet e mangëta nga viti që lam pas?

Kur do të pajisen nxënësit me librat shkollorë?

A ka një plan masash që të lehtësojë shpenzimet e familjeve në këtë fillim viti të ri akademik, kur dihet tanimë se ekonomia ka rënë ndjeshëm, papunësia është rritur e çmimet po ashtu?

A është njohur Ministria e Arsimit me udhëzimet e UNESCO-s, UNICEF-it, BB-së, OBSH-së, etj dhe a janë reflektuar këto udhëzime?

Cila është puna që ka bërë ministria dhe institucionet e saj të varësisë me mësuesit gjatë këtyre dy muajve për ti përgatituar për çdo situatë? Mbi të gjitha, a i ka dëgjuar ministria shqetësimet reale të mësuesve e prindërve mbi “mësimin online” që u zhvillua gjatë periudhës së karantinës?

A ka shtesa në buxhetin e arsimit për vitin e ri akademik?

Këto janë pak pyetje dhe shumë të përgjithshme krahasuar me lëmin e problemeve e pyetjeve që mund të ngrihen për fillimin e vitit të ti akademik, për infrastrukturën, studentët, shkollat profesionale, etj. Pyetje që duket të jenë retorike. Pyetje, përgjigjet e të cilave me çduket nuk do i marrim ndonjëherë, pasi përgjigjet e tyre do nxirrnin në pah dështimin e neglizhencën e Ministrisë së Arsimit.

Koha nuk pret! Urgjentisht duhet të fillojnë të merren masa e veprime konkrete. Në të kundërt, për sa kohë Ministria e Arsimit shqetësohet vëtëm për dukjen online, ndërsa situatën e krijuar në arsim si pasojë e pandemisë e harron, e neglizhon dhe mbi të gjitha nuk e trajton, arsimi në Shqipëri do degradojë edhe më keq se gjatë viteve të mëparshme të qeverisjes së Ramës.”, shkruhet në postim.

Paraardhëse

Fifi zbulon tatuazhin e ri me domethënie shumë të veçantë (FOTO)

Pasardhëse

Arsyeja se pse flamuri amerikan është i vendosur mbrapsht në uniforma të ushtrisë

Pasardhëse

Arsyeja se pse flamuri amerikan është i vendosur mbrapsht në uniforma të ushtrisë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edi Rama: Do të bëjmë martesat online, duhen dëshmitarët, divorcet janë me të lehta se kam përvojë

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Këtë të hënë, kryeministri i vendit Edi Rama, mori pjesë në prezantimin e platformës Startup Albania në mbështetje të sipërmarrjeve...

Kërkoi të jetë i pranishëm në mbledhjen për shkarkimin e tij, Këshilli Bashkiak i përgjigjet Erion Veliajt

22 September, 2025

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

21 September, 2025

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.