• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ish-deputetja e zbulon hapur: Ja çfarë pret LSI pas miratimit, do thumbojë dhe do të godasë shitblerjen e votave

19 January, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-deputetja e LSI, Floida Kërpaçi ka thënë në rubrikën ‘Opinion’ se dy gjërat që pret LSI nga Reforma Zgjedhore është sigurimi i votës përfaqësuese nga qytetarët si dhe goditje e shit- blerjes së votës ose kriminalizimi i zgjedhjeve po ashtu. Gjithashtu, ajo ka zbuluar se çfarë pret LSI pas miratimit të saj ku thotë se prioritare është që pas saj të arrihet sigurimi i integrimit të Shqipërisë në BE.

Kërpaçi shprehet e bindur se alternativa e sotme e opozitës është fituese.

”Ky është një moment i rëndësishëm për gjithë shqiptarët sepse lajmi i mirë është se deri në 15 mars do të kemi një Reformë Zgjedhore që do garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Të ndalojë kriminalizimi i zgjedhjeve dhe blerja e votave. Ne si LSI ju e keni ndjekur që integrimi i Shqipërisë në BE është prioritet, pasi shqiptarët e meritojnë të bëhen pjesë e saj.

Ky është një process i tërë Reformash që garanton ngritjen e shtetit, institucioneve dhe një jetë më të mirë për shqiptarët.

Kemi denoncuar dhe kemi qenë të qartë për Reformën Zgjedhore, kemi theksuar se na duhet një e tillë gjithpërfshirëse. Shqiptarët meritojnë një votë përfaqësuese dhe jo sin ë 2019 apo 2017.

Në këto vite vota e shqiptarëve nuk u përkthye në një votë përfaqësuese. Në 2017 bandat u bënë me Rilindjen. Qeveria është bërë një grupim i caktuar që i shërben këtij grupimi. Ka thyer besimin e qytetarëve.

E kemi parë nga OKB raportin që Shqipëria rrezikon të jetë në 2100, 580 mijë. Kjo është këmbanë alarmi.

Truri i Shqipërisë nuk do që të qëndrojë më këtu, prandaj kjo duhet të na zgjojë në politikë për të punuar për shqetësimet që kanë qytetarët. Besoj se kjo Reformë do të jetë e rëndësishme pasi realisht do të thumbojë dhe do të arrijë të godasë shit- blerjen e votave.

E keni ndjekur që nga takimi i parë që ka një vendim të dakortësuar dhe unanim i opozitës së bashkuar dhe kjo ka qenë që në tetor.

Për ne që në momentin kur u përcaktua nga Bundestagu 9 kushtet ne e kemi pasur të qartë hartën e rrugës së Shqipërisë drejt BE. Është krijuar një Këshill Politik me përfaqësues nga të gjithë aktorët dhe deri në 15 mars besoj se do të kemi një Reformë Zgjedhore të plotë.

Ne kemi juristët dhe personat të cilët janë të angazhuar dhe e njohin procesin por e dinë nevojën që ka kjo Reformë Zgjedhore për qytetarët. Dhe atë se çfarë duhet të realizojë, që vota të jetë përfaqësuese dhe të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ekspertët e LSI janë ulur me ekpertët e aleatëve të tjerë për të patur një paketë propozimesh. Për ne është e rëndësishme që Shqipëria të plotësojë kërkesat e Bundestagut dhe të realizojë integrimin në BE.

Një pikë që opozita e kishte në dorë e bëri, Reformën Zgjedhore, detyrat e tjera i ka në dorë qeveria për të pasur një integrim. Kemi të bëjmë me një qeverisje nga një qeveri jonormale.

Që sot mund të shkojmë në zgjedhje dhe jemi të bindur se alternative e sotme e opozitës jam e bindur se është fituese.” – tha Kërpaçi.

Paraardhëse

Reshjet e dëborës ‘pushtojnë’ Veriun e Shqipërisë, ARRSH jep informacion për akset Pukë-Fushë Arrëz-Kukës

Pasardhëse

Moderatorja festoi sot ditëlindjen, nuk iu shkon dot në mend sesa vjeç mbush Ilda Bejleri (FOTO)

Pasardhëse

Moderatorja festoi sot ditëlindjen, nuk iu shkon dot në mend sesa vjeç mbush Ilda Bejleri (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.