• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ish-deputeti i PD zbulon ‘planin’ e fshehtë të kryeministrit Rama dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Kreu i mafias së plehrave

11 June, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
12
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka akuzuar Edi Ramën se djegia e plehrave në Manzë ka qenë një plan i tij për t’i dhënë inceneratorit të Sharrës 100 milionë euro të tjera.

Sipas Palokës, Rama mbylli vend-depozitimin në Porto Romano dhe plehrat e Durrësit i dogji në Manzë, vetëm me qëllimin që qytetarët të protestonin dhe të kërkonin heqjen e plehrave, duke bërë që këto plehra të dërgoheshin në Sharrë, aty ku përfiton inceneratori.

Sipas tij, me këto para mund të ndërtohej një landfill tjetër, ndërsa shprehet se me ardhjen e PD në pushtet këto kontrata do të verifikohen.

DEKLARATË E NËNKRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, EDI PALOKA

“Mbushja e Durrësit me plehra dhe djegia e tyre masive në Manzë ishte një shfaqje e inskenuar e mafias së plehrave. Ajo është një shfaqje kriminale e Edi Ramës dhe e Erion Veliajt për të çuar 100 milionë euro në inceneratorin e tyre në Sharrë.

Mafia e plehrave, me në krye Edi Ramën, kishte llogaritur me saktësi skenarin për të çuar 100 milionë euro para publike në xhepat e Edi Ramës, Erion Veliajt, Arben Ahmetajt dhe Taulant Ballës.

Në kulmin e pandemisë, mbyllën venddepozitimin e mbetjeve në Porto Romano, përmes një tenderi të paracaktuar nga Edi Rama.

Më pas, shpërndanë në disa vende të dukshme mbetjet e Durrësit.

Pastaj, mafia e la Durrësin pa pastruar, në mënyrë që qytetarët të mërziten dhe të mos interesohen për aferën korruptive 100 milionë euro për largimin e plehrave nga qyteti.

Dhe në fund, i dogjën plehrat publkisht, duke shkaktuar një katastrofë mjedisore në Manzë, në një zonë që merr vëmendjen si nga Tirana, ashtu edhe nga Durrësi.

Në inceneratorin e Tiranës, mafia e plehrave është fshehur pas një kompanie fantazëm, e regjistruar në parajsë fiskale. Me këmbënguljen e Edi Ramës, shteti shqiptar do t’i kalojë 100 milionë euro për plehrat e Durrësit, kur fare mirë, mund të kishte ndërtuar një landfill modern që zgjidhte problemet mjedisore dhe të pastrimit të qytetit që përballon fluksin më të madh turistrik në vend.

Që në fillim, inceneratorët e plehrave ishin një aferë mafioze, ndoshta më e madja e qeverisë së Edi Ramës në këto 7 vjet.

Me firmën e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, shqiptarët do t’u paguajnë 3 inceneratorëve, të Tiranës, Elasanit dhe të Ferit, 500 milionë euro, gati aq sa mori borxh dje kreu i mafias së plehrave.

Vjedhja e parave të shqiptarëve nuk do të zgjasë edhe shumë. Me marjen e drejtimit të qeverisë, këto afera korruptive do tli nënshtrohen verifikimit dhe paratë e vjedhura do t’u kthehen shqiptarëve. Mafia e Plehrave nuk ka për të vendosur më për shëndetin e shqiptarëve.” – tha ai.

Paraardhëse

Një vajzë i ngacmoi të dashurin, moderatorja e njohur shqiptare i bën atë që nuk e kishte menduar ndonjëherë (VIDEO)

Pasardhëse

Çfarë pritet të ndodhë? Kryeministri Rama udhëton nesër drejt Greqisë

Pasardhëse

Çfarë pritet të ndodhë? Kryeministri Rama udhëton nesër drejt Greqisë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.