• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ish deputeti i LSI nxjerr prapaskenat e forta, tregon çfarë do të ndodhë me partinë e Kryemadhit

8 February, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
156
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish deputeti i LSi-së, Gledion Rehovica ka bërë akuza të forta ndaj LSI që sot sipas tij është rrënuar nga Monika Kryemadhi. Rehovica tha se heqja e mandatit të tij në 2018 se ishte dënuar në Itali dhe nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit ishte inskenim e bërë nga ish partia e tij LSI. Rehovica tha për Report Tv se shumë veta brenda LSI e dinë mirë se si kjo gjë ka ndodhur dhe se nga kush është inskenuar, ndërsa mohoi të ketë qenë dënuar ndonjëherë në Itali duke thënë se dhe vetë prokuroria i mbylli këto hetime duke mos pasur vepër penale.

“Për mua dekriminalizimi ka qenë në farsë dhe inskenim dhe sipas informacioneve të mia nga ish parti ime, nga LSI. Nuk dua ti vë gishtin askujt, një pjesë e mirë e dinë sot se si kanë ndodhur gjërat. Unë s’kam asnjë vepër penale në Itali. Janë bërë 5 letra porosi në Itali dhe prokuroria ka kërkuar pushim të çështjes të pranuar edhe nga gjykata ku thuhet se nuk kam bërë asnjë vepër penale në Itali. Në polic kam qene 5 minuta me dëshirën time për të dëshmuar, unë nuk përfshhem në dekriminalizim dhe as kam bërë deklarim të rremë në atë ligj”, tha Rehovica.

Në lidhje me qarkun e Beratit ai tha se LSI nuk ekziston më aty dhe se sot ka mbetur vetëm një dyqan çizmesh dhe jo një parti që mbledh vota. Për këtë për Rehovicën faji i vetëm është i Kryemadhit e cila me drejtimin e saj e ktheu LSI-në në një parti arrogante, e pabesë dhe po shkërmoqet dita ditës.

“Ndryshe nga Kryemadhi që dështimet i ka pas të njëpasnjëshme që nga marrja e partisë, dhe e vetmja arritje e saj është çizmja kundër Ramës. LSI sot nuk ekziston në qarkun e Beratit, është kthyer në një dyqan çizmesh sot. LSI po vetëshkërmoqet e ka shkatërruara arroganca dhe mosmirënjohja, pabesia por gjëja kryesore që po vijon ta shkatërrojë është paranoja. Më duket sikur më shumë po largohen se sa po i afrohen LSI-së”, tha Rehovica.

I bashkuar tashmë me PS, Rehovica shprehet i bindur se në Berat socialistët do të marrin 5 mandate por që po luftojnë fort për mandatin e 6.

“Unë mendoj që PS sot ka të siguritë 5 mandate por po lufton dhe do të arrijë mandatin e 6 në qarkun e Beratit. PS është disa hapa para opozitës sot, opozita në tërësi është inekzistente në qarkun e Beratit dhe përgjithësisht në të gjithë vendin”, e mbylli fjalën e tij Rehovica.

Paraardhëse

Shtëpitë e rindërtimit nuk lejohet të shiten? Reagon për herë të parë Rama dhe zbulon si është e vërteta

Pasardhëse

“Me ç’lekë e bleve vilën?”, qytetari i bën pyetjen e papritur, Rama ‘çuditet’ dhe i përgjigjet

Pasardhëse

“Me ç’lekë e bleve vilën?”, qytetari i bën pyetjen e papritur, Rama ‘çuditet’ dhe i përgjigjet

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.