• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ish-deputeti i LSI nxjerr prapaskenat dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Rama s’mund të flasë më për izolim

17 June, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ngre alarmin se Shqipëria po përballet me një administrim realisht skandaloz të pandemisë nga Covid-19.

Sipas numrit dy të LSI, “Sot Shqipëria në mënyrën më skandaloze dhe më të turpshme ka raste 3-4 herë më shumë se sa në momentin e pikut, pra të maksimumit të vet”.

Deklarata e plotë për mediat e Nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili:

“Të nderuar qytetarë dhe qytetare,

Shqipëria ka muaj me radhë që po përballet me një administrim realisht skandaloz të pandemisë nga Covid-19. Është fare e qartë për qytetarët që vendi është keqqeverisur në mënyrën më të rëndë në një nga momentet e saj më delikate. Të gjitha shqetësimet madhore që i kemi ngritur pa u lodhur për javë e muaj të tërë, rezultuan tërësisht të drejta pasi ishin tërësisht objektive dhe profesionale. Qeveria shqiptare me në krye Edi Ramën, i cili u vetëpërcaktua dhe u vetëidentifikuar si përgjegjësi kryesor, refuzoi që të testonte gjerësisht popullatën, refuzoi të merrte masa të menjëhershme për të gjithë mbrojtjen e personelit mjekësor, refuzoi që të dëgjonte sugjerimet për të mos aplikuar kufizimet pa asnjë kuptim dhe që nuk ngjanin me asnjë model tjetër të ndonjë vendi të prekur që solli përkeqësim të situatës në vend të përmirësimit të saj. Një mungesë totale strategjie, që bëri të pamundurën që të ndërtohet kurba e pandemisë, thënë më thjeshtë, për të kuptuar se kur ishte maksimumi i pandemisë dhe kur fillonte dalja prej saj.

Sot Shqipëria në mënyrën më skandaloze dhe më të turpshme ka raste 3-4 herë më shumë se sa në momentin e pikut, pra të maksimumit të vet. Për çdo shqiptar të zakonshëm është fare e kuptueshme që çdo vend europian, duke filluar nga Italia, një nga vendet më të goditura nga pandemia, në momentin e vendosjes së hapjes, relaksimit, daljes nga pandemia, rastet filluan të uleshin. Maksimumi i tyre u trajtua, u izolua, u aplikuan strategji të mbështetura në kritere profesionale dhe shkencore dhe rastet janë vazhdimisht në një ulje të vazhdueshme.

Në Shqipëri ndodh e kundërta. Pikërisht ku rastet fillojnë të shtohen menjëherë kur fillon hapja. Arsyeja është mungesa e testimeve dhe mungesa e aktivizimit të mjekëve të familjes në terren u bënë qëllimisht për të mos evidentuar të vërtetën, e gjithë problematika u grumbullua vetëm në një numër 127 për t iu larguar të vërtetës me qëllimin e lig që ne do bëjmë sikur testojmë, do fshehim shifrat dhe pastaj ishalla pandemia bie vetë dhe ne duartrokasim fort për një sukses të jashtëzakonshëm politik pra Edi Rama ka përdorur politikisht pandeminë kjo është kriminale, kjo është një veprimtari e mirëfilltë kundra shqiptarëve, është një veprimtari antishtetërore.

Njëherazi këto kufizime i kanë dhënë një goditje vdekjeprurëse ekonomisë shqiptare. Sot sipas studimeve tërësisht të besueshme 47% e bizneseve kanë ulur qepenat, janë mbyllur. 42% e tyre vazhduan punë sërish dhe 32% e tyre pra më shumë se një e treta kanë shkurtuar personelin pra një dramë e tmerrshme që po bie në kurrizin e mijëra shqiptarëve

Po cilët qenë të lumturit në këtë moment kaq delikat?

Të lumturit qenë vetëm oligarkët, poseduesit e PPP-ve apo të koncesioneve siç i njeh populli të cilët i morën rregullisht të ardhurat e tyre dhe për të cilët qeveria ka marrë dhe një eurobond, ka marrë dhe një borxh të ri që është në kurriz të shqiptarëve për të vazhduar për të likuiduar me prioritet ata.

Shqiptarët e varfër dhe nevojtarë dhe ata më fatlumët kanë marrë 400 mijë lekë të vjetra për një periudhë mbi 4 muaj dhe i bie mesatarisht që të kenë 100 mijë lekë të vjetra për një muaj e ku me 100 mijë lekë të vjetra në muaj duhet të paguajë edhe energjinë elektrike që kërkon Edi Rama, edhe ujin me të njëjtat tarifa, çdo shqiptar di të llogarisë shumë mirë se çfarë do të thotë të jetojë vetëm me 100 mijë lek të vjetra në muaj. Ndërkohë që oligarkët i kanë marrë rregullisht kokërr më kokërr lekët e tyre. Njëherazi po ky kryeministër, gënjeshtar deri në dhimbje, pohoi se do të kishte edhe një paketë të tretë ndihme ekonomike, e cila do të bëhej aktive brenda datës 25 maj.

Kjo u deklarua qartë dhe hapur publikisht, por me të njëjtën pacipësi të egër kundra shqiptarëve, kundra qytetarëve të zakonshëm, e mohoi dhe një paketë e tillë u shua, u fik, u tret si bora në diell. Praktikisht kemi në krye të shtetit një njeri i cili ka humbur të drejtën që të qeverisë shqiptarët, ka humbur të drejtën të flasë dhe të shprehet për pandeminë, pasi e ka drejtuar në mënyrë më të ligë dhe e ka përdorur politikisht dhe ka prurë një situatë të palexueshme shkencërisht, por të dëmshme për shëndetin e njerëzve dhe ka krijuar një dëmtim dhe një shkatërrim ekonomik për të cilin Shqipërisë do ti duhet shumë kohë që ta marrë veten sepse vërtet kryeministri thotë se s’ka gjë se ekonomia bie dhe ngrihet sepse ai dhe oligarkët janë mirë, kurse shqiptarët e varfër kanë rënë dhe në një pozicion të tillë ku nuk ngrihen dhe nuk kanë mundësi të ngrihen dot, pasi shteti në vend që të ishte mbështetës i tyre është kthyer në armik dhe shfrytëzues të tyre. Ora e Edi Ramës ka mbaruar praktikisht për shkak të këtyre veprimeve shumë të rënda antishtetërore, ai nuk është dhe nuk mund të jetë më kryeministër i shqiptarëve.

Ai nuk mund të flasë më për kufizime dhe izolime të shqiptarëve, aq më pak për pandeminë, shqiptarët janë dëshmitarë që dhunuesi më i madh i rregullave të pandemisë, ai që duhet të ishte para drejtësisë nëse SPAK-u një ditë të vetme do të ngrihej nga gjumi dhe do të çlirohej nga kapja, pasi urdhëroi prishjen e teatrit ku mijëra policë ngjeshur sup më sup po luftonin kundra qytetarëve dhe këta policë ishin njerëz, ishin qytetarë, kishin potencial për përhapjen e pandemisë njëlloj si të tjerët apo aktivitete të tjera që i pëlqejnë atij dhe Bashkisë Tiranë ku grumbullohen mijëra qytetarë e ndërkohë këta marrin zvarrë një qytetar të vetëm se gjoja paska thyer rregullat e pandemisë.

Të gjithë shqiptarët e kuptojnë më së miri këtë sjellje të zezë të këtij kryeministri dhe natyrshëm janë të detyruar ta refuzojnë e të mos pranojnë më asnjë urdhër asnjë vendim që vjen prej dorë së këtij njeriu. Ora e tij ka mbaruar. Faleminderit te nderuar qytetarë.” – tha Vasili.

Paraardhëse

Penalitete për shkak të situatës së koronavirusit, Rama del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët shqiptarë (VIDEO)

Pasardhëse

“E dini pse unë nuk qesh asnjëherë në foto?”, Rezarta Shkurta zbardh sherrin e përhershëm me Ermal Hoxhën (FOTO)

Pasardhëse

“E dini pse unë nuk qesh asnjëherë në foto?”, Rezarta Shkurta zbardh sherrin e përhershëm me Ermal Hoxhën (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.