• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ish-deputeti Biberaj i drejton thirrjen urgjente Bashës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Nëse nuk e bëjmë sot këtë, nesër do të jetë vonë

13 May, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, ish-deputeti Aleksandër Biberaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë thirrje për protesta. Biberaj shkruan se Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar duhet t’i dalin zot kombit i cili është në rrezik nga klika në pushtet.

Sipas tij, opozita duhet të udhëheqë protesta në çdo qytet deri në përmbysjen e regjimit pasi nesër do të jetë tepër vonë.

Biberaj bën një panoramë të zymtë të situatës në vend dhe thotë se kriza po rëndohet çdo ditë e më shumë. Ai thotë se Rilindja e do Shqipërinë vetëm për vete dhe për një grusht oligarkësh që sot vendosin gjithçka për këtë vend, duke kujtuar më tej dhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama për reformën zgjedhore.

Postimi i plotë:

“PARTIA DEMOKRATIKE DHE OPOZITA E BASHKUAR DUHET T’I DALIN ZOT KOMBIT I CILI ESHTE NE RREZIK NGA KLIKA NE PUSHTET! OPOZITA DUHET TË UDHEHEQË PROTESTA MBARË POPULLORE NË CDO QYTET NË CDO SHESH NË CDO RRUGË DERI NE PËRMBYSJEN E REGJIMIT ME CDO KUSHT, CMIM, SAKRIFICE DHE MJET DEMOKRATIK! SOT ESHTE KOHA PASI NESER DO TE JETE TEPER VONE DHE DO TE JEMI PERGJEGJES PERPARA BREZAVE DHE HISTORISE QE NUK NDALEM RRENIMIN E KOMBIT NGA ORGANIZATA MAFIOZE KRIMANLE DHE ANTI-SHQIPTARE NE PUSHTET!

Te dashur miq,

Kriza e përgjithshme kombëtare ekonomike, politike, institucionale, sociale dhe psikologjike vazhdon të rëndohet nga dita në ditë. Qytetarët shqiptarë të dërmuar nga qeverisja skandaloze 7-vjecare e rilindjes, të tej lodhur nga keq menaxhimi që i bëri qeveria situatës së tërmetit dhe aq më keq të pandemisë, ndjehen tepër të pasigurt për të ardhmen, pasi duket se kanë humbur përfundimisht shpresën për një jetë më të mirë. Të gjitha sondazhet e tregojnë pesimizmin dhe humbjen e shpresës, pasi gjysma e shqiptarëve duan që të ikin nga sytë këmbët nga ky vend. Kudo ka vetëm varfëri, papunësi, skamje, mjerim, shqiptarë të keq paguar apo pensionistë me pensione simbolike. Kjo gjendje ngjason si dy pika uji me gjendjen e para 100 vitesh, kur prestigjiozja amerikane “National Geographic” botonte foto shqiptarësh të zhveshur dhe të zbathur, në mjerim dhe skamje të plotë, të keq ushqyer dhe të uritur me mbishkrimin “njerëz të varfër që ecin mbi arin e zi”, duke shpjeguar se Shqipëria është vend shumë i pasur, me pasuri natyrore të pafundme dhe të shumëllojshme, përfshirë edhe arin e zi, naftën, por qytetarët e saj jetojnë në varfëri ekstreme. Zymtësia, vrasja e shpresës ndjehet kudo, këtë e sheh çdo qytetar apo politikan që jeton me këmbë në tokë në mes njerëzve. Ky është edhe skenari më ogurzi i virusit-sekt-rilindje, i cili rezulton të jetë edhe më shkatërruesi që ka njohur historia e këtij vendi. Rilindja e do Shqipërinë vetëm për vete dhe për një grusht oligarkësh që sot vendosin gjithçka për këtë vend, dhe kjo është fiks Shqipëria që Edi Rama ka 30 vjet që e ka projektuar, dhe që nga 1998 po e realizon, varësisht nga pozicionet publike që ka pasur.

Ne si opozitë kemi 7 vjet që denoncojmë krimin dhe korrupsionin, propozojmë ligje dhe reformat të ndryshme, por gjithçka bie në veshin e shurdhër të arrogancës së pushtetit. Ne si opozitë dogjëm mandatet e deputetëve për të mos u bërë fasadë, dhe realisht s’kishim asnjë alternativë tjetër. Bojkotuam zgjedhjet vendore të 30 qershorit përsëri për të mos u bërë pjesë e farsës elektorale që rezultoi në votime moniste të tipi të partisë shtet. Përsëri rilindja nuk pati asnjë reagim, ndonëse u vet-votua nga më pak se 10 % e qytetarëve shqiptarë. Zhvilluam vjet 10 protesta paqësore mbarë-kombëtare, dhe përsëri arroganca qeverisëse nuk reagoi.

Opozita mbajti një qëndrim tepër dinjitoz duke i propozuar masa dhe programe konkrete qeverisë, si në situatën e tërmetit po ashtu edhe gjatë këtyre 2 muajve të pandemisë, përsëri rilindja vetëm bën shoë dhe akuzon ironikisht opozitën, ndërkohë që opozita përveç fjalës nuk ka asnjë lloj pushteti. E fundit fare, kryeministri deklaroi se reformën zgjedhore do ta bëjë edhe vetë, se nuk do të ketë qeveri kujdestare që të përgatisë dhe menaxhojë gjithë procesin zgjedhor, dhe se do të legalizojë kanabisin, ndërkohë dihet që rilindja manipuloi zgjedhjet e viti 2017 dhe qëndron në pushtet me votat e krimit, korrupsionit dhe drogës se “pa-legalizuar”.

Lind pyetja, çfarë tjetër duhet të bëjë një opozitë me qëllim që të dëgjohet me qëllim që të shpëtojë vendin nga klika në pushtet, dhe se çfarë zullumesh dhe dëmesh të tjera duhet të bëjë një qeverisje jo-legjitime që të përmbyset nga pushteti?! A do ta lëmë ne qytetarët shqiptarë rilindjen që të çojë deri në fund skenarin e saj për rrënim kombëtar?! Në këto kushte unë mendoj, gjykoj dhe i propozoj lidershipit të PD-së dhe forumeve drejtuese që të marrim të gjitha përgjegjësitë tona përpara kombit, pasi nëse nuk e bëjmë sot këtë, nesër do të jetë tepër vonë dhe ne do të bëhemi përgjegjës përpara historisë që nuk ndalëm një organizatë mafioze, kriminale, anti-shqiptarë t’ia bëjë Shqipërisë dhe shqiptarëve atë që nuk ia bënë as pushtimet, as luftërat, as armiqtë më të egër të kombit shqiptar. Opozita duhet të kalojë në veprime konkrete për të përmbushur me çdo çmim, kusht, sakrificë dhe mjet demokratik misionin e saj historik për të shpëtuar kombin nga klika anti-shqiptare në pushtet, dhe se asnjëherë në historinë e njerëzimit regjimet-klika nuk vet-largohen dhe nuk zhvillojnë zgjedhje të lira dhe demokratike. Opozita duhet të udhëheqë protesta dhe manifestime mbarë popullore në çdo qytet, në çdo shesh në çdo rrugë, për të shpëtuar Shqipërinë dhe shqiptarët, pasi KOMBI ESHTE NE RREZIK DHE DUHET SHPËTUAR!” – ka shkruar Biberaj.

Paraardhëse

“Veliaj hyri në politikë me zero lekë, bëri dasmë me lekët e mamasë”

Pasardhëse

Festë në shtëpinë e Bieta Sulos dhe Alban Dudushit, vogëlushi i tyre bën 3 vjeç, dy moderatorët i bëjnë surprizën e bukur (FOTO-VIDEO)

Pasardhëse

Festë në shtëpinë e Bieta Sulos dhe Alban Dudushit, vogëlushi i tyre bën 3 vjeç, dy moderatorët i bëjnë surprizën e bukur (FOTO-VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.