• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ish-anëtari i PD-së paralajmëron “tërmet” në politikë: Koalicion i ri brenda së djathtës, ja kush janë aktorët

6 March, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri ka nxjerrë të tjera detaje lidhur me negociatat për bisedime me partitë aleatë të PD për të shkuar drejt një koalicioni.

Sipas tij qëllimi i tyre është që të krijojnë aleanca brenda partive opozitare të djathta që kanë një elektoral të konsiderueshëm zgjedhësish. Sipas Kollurit, ky Bashkim nuk është për të sabotuar Partinë Demokratike, por qëllimi i vetëm është që të sigurohen 300,000 mijë votat e nevojshme për të sjellë në pushtet një qeveri të djathtë dhe për të rrëzuar pushtetin e Edi Ramës, për një qeverisje sipas tij, më të mirë.

Pjesë nga biseda në studio:

Edvin Kulluri: Ne një grup të njohur besoj politikanësh aktiv të partisë demokratike me vite, ku unë jam nga më të rinjtë. Kemi filluar negociatat dhe bisedimet me partitë aleate të djathta.

Denis Dyrnjaja: Po PBDNJ, është pjesë e kësaj?

Edvin Kulluri: Nuk kemi arritur akoma të kontaktojmë të gjitha partitë, por jemi me disa parti të spikatura të koalicionit të djathtë, sepse koalicioni është shumë i madh.

Denis Dyrnjaja: Le të bëjmë një qartësim për të gjithë publikun. Po themi partia Republikane zoti Shehi, zoti Mehdiu, zoti Duka?

Edvin Kulluri: Po natyrisht, që janë po themi drejtuesit e këtyre partive që kanë dhe peshën më të madhe të koalicionit pas PD-së.

Denis Dyrnjaja: PDIU-ja e Idrizit është në këtë lloj formacioni bisedor?

Edvin Kulluri: Për momentin nuk e kemi gjykuar të arsyeshme.

Denis Dyrnjaja: Pra as PDIU-ja dhe as LSI-ja?

Edvin Kulluri: LSI-ja për momentin nuk kemi nisur biseda sepse mund të bisedohet dhe me LSI-në. Por për momentin ka rëndësi besoj, ai boshti i djathtë i aleatëve.

Denis Dyrnjaja: E djathta e tradicionaleve?

Edvin Kulluri: E djathta tradicionale dhe e djathta që ka qenë pranë PD-së gjithmonë dhe ka besueshmëri tek elektorat i djathtë edhe i demokratëve.

Denis Dyrnjaja: Po Astrit Patozi keni negociata me këtë gjë?

Edvin Kulluri: Do të ishte krejtësisht e natyrshme. Astrit Patozi është një nga ne në kuptimin në historinë e Partisë Demokratike, njeri me kontribute shumëvjeçare. Kemi hedhur idenë që po e diskutojmë dhe njëherë, për të shkuar drejt një koalicioni, ose një . koalicioni të veçantë nga Partia Demokratike për të hyrë në zgjedhje. Për të mbledhur ato 300,000 mijë vota që i mungojnë të djathtës për të ardhur në pushtet. Ne kemi një qëllim të rrëzojmë Edi Ramën dhe të sjellim të djathtën në pushtet. Me një qëllim për të përmirësuar qeverisjen e vendit për ato arsye që ne i kemi thënë të gjithë bashkë. Nëse ky koalicion do të ishte bashkë me Partinë Demokratike, Zoti Basha do të ishte i mirëseardhur që ta kuptonte ta përthithte dhe të jepte kontributin e tij në bashkimin e të djathtës.

Denis Dyrnjaja: Mos dukeni pak si kapriçoz në këtë lloj historie politike duke u marrë dhe si një lloj dëmtuesish në lëmin e të djathtës përballë Ramës. Mos po çoni ujë në burimin e Ramës?

Edvin Kulluri: Burimin në ujin e Ramës dhe pushtetin në duart e Ramës e ka çuar Lulzim Basha dhe jo ne.

Nëse ju (i referohet opinionit publik), mendoni se këto tentativa, kjo ide politike për të bashkuar atë votë të djathtë në një tërësi të madhe fituese është sabotim ndaj të djathtës, këtë gjë unë nuk e kuptoj dot . Kjo është e vetmja mënyrë për të ardhur e djathta në pushtet, është të bashkohen votat në kutitë e votimit, që ne të kemi një votë më shumë se e majta për të ardhur në pushtet. Pra, shansin që i kemi dhënë Lulzim Bashës në këto tre vite për të reflektuar që nga dorëheqja deri tek riformatimi i PD-së, zotëria nuk i ka pranuar. Meqenëse jemi në kushtet, që kreu i Partisë Demokratike dhe forumet drejtuese nuk duan të bashkojnë të djathtën. Ne kemi nisur këtë iniciativë për të bashkuar të djathtën dhe ta sjellim të djathtën në pushtet në vitin 2021.

Paraardhëse

U kurorëzua “Miss Bota”, s’do ta besoni si duket bukuroshja pas 20 vitesh (FOTO)

Pasardhëse

Deputeti i Kuvendit del me bindje të plotë: Ju tregoj si do të përfundojë përplasja e fortë e Ramës dhe Metës

Pasardhëse

Deputeti i Kuvendit del me bindje të plotë: Ju tregoj si do të përfundojë përplasja e fortë e Ramës dhe Metës

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.