• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Ish-aleati i ngushtë sulmon rëndë Ramën: Je i kapur… shko futu në bodrum para se të…

21 February, 2018
në Politikë
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-ministri i Drejtësisë dhe një prej aleatëve më të afërt të Edi Rama gjatë kohës kur ishte në opozitë, Spartak Ngjela ka lëshuar akuza të rënda ndaj Kryeministrit.

Ngjela thotë se Rama është i kapur nga korrupsioni dhe për shkak se I frikësohet reformës në drejtësi po kërkon destabizilimin e rajonit.

Spartak Ngjela

E dëgjuat ligësinë Rama në Prishtinë për “presidentin konsensual” të dy shteteve?

Një turp që tregon që Shqipëria ka si kryeministër një person që nuk di fare se çfarë është shteti, por që në të njëjtën kohë edhe një individ që, i kapur në korrupsion nga avancimi i Reformës në Drejtësi, po kërkon destabilizim rajonal.

Po mund ta arrijnë dot këtë tre individë fare pa forcë në opinionin politik ndërkombëtar, siç janë Berisha, Rama dhe Meta?

Kjo është një Pamundësi Absolute.

Po nga e polli Rama presidentin konsensual?

E para: si ka mundësi që dy shtete të pavarur, me strukturat e tyre juridike të zgjedhin një president konsensual për dy shtete?

E di ky injorant që presidenti i çdo republike demokratike është subjekt i të drejtës së shtetit të vet?

E di ky që sot, përderisa ka dy shtete të veçantë, shteti shqiptar dhe shteti i Kosoves, ka dhe dy të drejta të ndyshme nga njëra-tjetra?

E kupton dot kryeministri Rama që një President i përbashkët dy shtetesh është kërkesë primitive që vjen nga bashkimi i dy mbretërive?

Si ka mundësi që dy republika ballkanike të pavarura të drejtohen nga një President i përbashkët kur strukturat e të drejtës së tyre janë ngritur mbi dy kushtetuta të pavarura shtetesh të pavarur???

Sigurisht që kjo në fillim analizohet pse është thënë, dhe pastaj ngriht pyetja: pse e tha Rama tani?

Por ky kryeministër na tha që për presidentin konsensual është “nisur nga fantazia e tij”.

Sigurisht që u tërhoq nga qëllimi, se dështoi.

Pse shtetin, ky kryeministër, e di nocion fantsat?

Atëherë: pse rri ende dhe nuk ikën e të futet në çdo bodrum për të fantazuar marrëzinë e tij në një telajo?

Po socialistët akoma do ta mbajnë këtë individ fantast dhe antishtet që t’i drejtojë si kryeministër?

Por, duke e ditur aleancën shqiptaro-amerikane që funksionon në të dy shtetet, pyetja tjetër që ngrihet këtu është kjo: a është konsultuar Rama më Uashingtonin për këtë çështje?

Të gjitha këto arsye që vijnë nga pyetjet e më sipërme të japin të kuptuar që ky kryeministër i pushtuar nga ligësia antishqiptare, e ka një hall.

Cili është halli Rama?

Sigurisht halli i tij është Reforma në Drejtësi.

Po ç’lidhje ka kjo me deklaratën për presidentin konsensual Shqipëri-Kosovë?

Kjo ka një lidhje të drejtpërdrejtë: është konstantia Berisha-Rama që tenton gjithësisht në destabilizimin i Shqipërisë.

Çdo veprim që ju duket absurd, vjen në Shqipëri nga krerët për të destabilizuar Shqipërinë, por mundësisht edhe rajonin. Presidenti i përbashkët konsensual i Ramës ka lidhje më dëshirën e tij për destabilizimin e rajonit; se ky mendoi që ky solucion i tij do të ngjallte si me flakë nacionalizmin shqiptar dhe kundërpërgjigjen e nacionalizmit serb. Por ja që, injoranca fëminore, i ka ditur gjithmonë flluckat e sapunit si anije kozmike…

Prandaj, a do ta arrijnë dot destabilizimin e rajonit këta të fantaksur me fluckat e tyre të sapunit?
Edhe Kjo është pamundësi absolute.

Po, a do të heqin dorë këta nga veprimi i tyre antikombëtar po të binden për këtë pamundësi absolute të destabilizimit të Shqipërisë dhe të rajonit?

Jo, ata nuk binden.
Atëherë pyetja është kjo: po Socialistët akoma do ta durojnë këtë kryeministër?

Për këtë duhet pyetur Gramoz Ruçi dhe Fatmir Xhafa.

Paraardhëse

U përfol se kërkoi para për koncertin e pavarësisë, babai i Dua Lipës bën deklaratën e fortë

Pasardhëse

Flet drejtori i Ujësjellësit të Sarandës: Pse i lashë banorët pa ujë për tre ditë!

Pasardhëse

Flet drejtori i Ujësjellësit të Sarandës: Pse i lashë banorët pa ujë për tre ditë!

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.