• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Ironia qe po bën namin, Rama dhe Veliaj do ndërtojnë Notre Dame pa shpenzime

17 April, 2019
në Kryesore
0
18
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas ngjarjes së ndodhur disa ditë më parë në Paris ku u dogj katedralja 850 vjeçare ‘Notre Dame de Paris’ janë solidarizuar një numër i madh i njerëzve dhe shteteve që kanë ofruar shuma të mëdha pë rikonstruimin e saj. Lidhur me këtë çështje nëpër rrjete sociale është shpërndarë një letër e shkruar me ironi, e shkruar në emër të lali Erit drejtuar kryebashkiakes së Parisit dhe presidentit Macron.

Në vazhdim mund të lexoni letrën e plotë:

I dashur President Macron!

E dashur kryetare e Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo!

Shumë jam i prekur, shumë jam i trishtuar!

E ndoqa djegien e tmerrshme të katedrales “Notre Dame”, këtu nga Tirana. E ndoqa bashkë me të madhin tonë, që ju e njihni, Edi Ramën. Të dy qamë, të dyve sikur na ra pika, sepse, sikundër ju e dini, i dashur Macron, e dashur Hidalgo, përveç Ramës, edhe unë tani, duke ndjekur udhën e tij, jam bërë frankofon.

Nuk e di a më njihni, por më lejoni t’ju sjell diçka në kujtesë. Jam Erion Veliaj, ose Lali Eri, siç më thonë këtu në Tiranë.
Kam shitur fiq, kam hipur në kuaj të kuq, kam drejtuar G99 dhe tani kam katër vjet, që drejtoj Bashkinë e Tiranës. Kam ndërtuar sheshin Skënderbej, që ka marrë çmimet më të mëdha në botë dhe që ka çuditur këdo që e ka parë.
U kam dhënë oligarkëve të këtij vendi, leje për të ndërtuar kulla të larta, aq sa në Paris nuk janë ndërtuar për një mije vjet.

E dashur Hidalgo, ne të dy kemi një fatkeqësi të përbashkët, sepse të dyve na janë shkrirë partitë. Ty t’u shkri PS-ja jote, ndërsa unë e shkriva vetë G99, sapo më tha Edi Rama.
Edhe pse me parti të shkrira, ne të dy jemi kockë e fortë, ti kryetare e Bashkisë së Parisit dhe unë kryetari i Bashkisë së Tiranës, që shumë shpejt pritet, sapo të bjerë ky i gjati, të ngjitem fare lart.

E dashur Hidalgo, i dashur president Macron!

Po ju shkruaj me nxitim për një propozim shumë të rëndësishëm, për fatin e mëtejshëm të “Notre Dame”, që u dogj mbrëmë. Sapo kam folur me këtë tonin, të gjatin dhe morëm një vendim shumë të rëndësishëm.

Ju lutem mos kërkoni para nga bota, apo pasunorët kurnacë të Francës, për rindërtimin e “Notre Dame”. Solemnisht ju bëjmë të ditur, se ndërtimin e kishës së famshme, po e marrim përsipër ne.

Kemi ne këtu në Tiranë, një ndërtues me emrin Çim Fusha, që ka bërë hatanë dhe ka çuditur të madh e të vogël. Ky Fusha, ndërton falas çfarë ti thuash, çfarë t’i kërkosh. Ka vetëm një kusht, atje ku ndërton veprën që i kërkon ti, duhet t’i japësh lejen që të ndërtojë edhe dy-tre kulla për vete.

Propozimi ynë, domëthënë i imi dhe i Edi Ramës, është që ky Çim Fusha, të ndërtojë katedralen, me kusht që dy kullat anash, të ngrihen 50 metra më të larta, se ç’kanë qënë dhe kjo sipërfaqje plus, ti shkojë automatikisht atij vetë.
Nëse ndërtuesit tonë Fusha, nuk i dalin llogaritë, ju lutem zoti President dhe zonja Hidalgo, jepini edhe 20 mijë metra katrorë, mbrapa kullës Eifel, ku keni disa kopshtije, që nuk i hyjnë askujt në punë.
Aty, Çimi ynë (Fusha), mund të ndërtojë tre kulla të larta, të cilat do t’i ketë zili edhe vetë kulla Eifel, ndërtuar me hekurishte, me vlera shumë të diskutueshme në kohët e sotme.

Dhe tani do t’ju them një gjë shumë të rëndësishme për punën e arkitektit. Ju lutem mos kini fare merak, se edhe këtë punë e marrim përsipër ne. Disponojmë një arkitekt të ndritur, që bën gjëra të pangjashme me punët e arkitektëve të tjerë. Ky është arkitekti i famshëm i Italisë, Edi Ramës dhe mbarë Evropës, Marco Casamonti. Ky arkitekt, është ndoshta më i famshmi në botë, sepse punon në mënyrë shumë origjinale. Është pikërisht Edi Rama, që në fillim i tregon idenë, i ndërton edhe skicën dhe ai e kthen në tre dimensional. Të shihni ç’ka bërë këtu në Tiranë, ju bie pika.

Edhe këtu, ju do keni një fat shumë të madh, sepse Edi Rama do të bëjë skicën e re dhe moderne të katedrales dhe ju nuk do të harxhoni asnjë burim njerëzor për këtë punë.

Pas rindërtimit të Katedrales, në festën e inagurimit, fjalimin e shkruar nga Endri Fuga, ai i vogli që i arrin Edi Ramës deri tek bytha dhe mezi duket, do ta lexojë zëdhënësja e njohur, e Rilindjes tonë, tashmë e njohur edhe ndërkombëtarisht, madame Elisa Spiropali.

Në pritje sa më parë të përgjigjes tuaj,

I juaji në këtë pikëllim të pamasë dhe të patreguar,

Erion Veliaj (Lali Eri)

Paraardhëse

Ilir Babaramo sulmon Ermal Mamaqin e Elvana Gjatën: I pari është palaço personal i Ramës, e dyta një mantenutë e parave të kokainës

Pasardhëse

Qeveria shqiptare dhuron 100 mijë euro për Katedralen e Parisit, Sara Hoxha: Aq kushton vetëm kuzhina ime (FOTO)

Pasardhëse

Qeveria shqiptare dhuron 100 mijë euro për Katedralen e Parisit, Sara Hoxha: Aq kushton vetëm kuzhina ime (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.