• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

Interi del jashtë Europës, Realin e kualifikon Benzema, shkëlqen Atalanta e Gjimshitit

10 December, 2020
në Sport
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Liga e Kampioneve uli mbrëmë tiparin e ndeshjeve në grupe, ku u përcaktuan edhe 16 skuadrat që do të vijojnë më tej. Zhgënjim total për Interin që nuk arriti ta fitojë duelin me Shakhtar Donjetskun ukrainas (0-0) dhe e mbyll në vend të fundit grupin B, duke dalë jashtë Europës.

Në fakt, në grupin B luhej mbrëmë për jetë a vdekje, pasi Reali i Madridit dhe Interi rrezikonin të eliminoheshin. Madrilenët e kishin vuajtur shumë presionin, por një skuadër e madhe di të fitojë në momentin e duhur dhe ishte një veteran si Karim Benzema që ia doli të shënojë në pjesën e parë dy gola përballë Borusias së Munshengladbahut, duke e vendosur fitoren në “shinat” e duhura dhe duke i dhënë Realit të drejtën të kalojë në raundin tjetër.

Interi vuajti gjatë gjithë kohës. Ukrainasit u rreshtuan mirë në prapavijë dhe nuk lejuan hapësira. Edhe pse dominuan italianët, atyre u mungoi finalizimi dhe saktësia në pasimin e fundit. Për pasojë Interi mbetet jashtë Europës. ndeshja u mbyll 0-0. Në grupin A vendi i parë nuk kishte dilema, pasi Bajerni e kishte siguruar atë. Gjermanët u përballën mbrëmë me Lokomotivën e Moskës, duke fituar 2-0. Kurse Atletiko vuajti në transfertë përballë Salzburgut, por një gol i shënuar në pjesën e parë nga Hermoso e në fund të pjesës së dytë nga Karrasko, e çuan skuadrën e Simeones në raundin tjetër. Salzburgu si vend i tretë do të luajë në Europa League.

Në grupin C, Mançester Siti dhe Porto e kishin siguruar që më parë kualifikimin në turin tjetër të Champions, kështu që ndeshjet e djeshme për ta ishin thjesht për statistikë. Mançester Siti shënoi në pjesën e dytë 3 gola, duke e fituar ndeshjen, kurse Porto fitoi përballë Olimpiakosit 2-0. Si vend i tretë shkon në Europa League Olimpiakosi grek. Atalanta e Berat Gjimshitit shkëlqeu dhe një herë tjetër mbrëmë në Champions League, duke fituar në momentin e duhur përballë Ajaksit, në një duel direkt për vendin e dytë në grupin D.

Në këtë grup Liverpuli e kishte siguruar vendin e parë dhe luante i qetë me Midjaellandin danez, një ndeshje që përfundoi në barazim 1-1. Ndërkohë, Atalanta fitoi brenda në Amsterdam me rezultatin 1-0, një fitore e mundimshme, por plot domethënie për Atalantën, që për të dytin vit radhazi kalon fazën e grupeve dhe shfaqet si një skuadër cilësisht spektakolare në Champions. Kurse Ajaksi, si vend i tretë në grup, do të luajë në Ligën e Europës.

Paraardhëse

Zbulon mashtrimin e madh që po ndodh në emër të tij, Ardit Gjebrea del me reagimin e revoltuar

Pasardhëse

Amerikanët shtojnë presionet për moskandidimin e Berishës, ish-kreu i PD në fije të perit, Basha këmbëngul që të pensionohet

Pasardhëse

Amerikanët shtojnë presionet për moskandidimin e Berishës, ish-kreu i PD në fije të perit, Basha këmbëngul që të pensionohet

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.