• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Integrimi në BE, ambasadori italian: Mos hapja e negociatave ishte zhgënjim, Shqipëria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm

3 July, 2021
në Botë, Kryesore
0
22
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci ditën e djeshme deklaroi se Italia është e zhgënjyer që negociatat me Shqipërinë nuk u hapën as këtë herë. Bucci u shpreh se Italia ka qenë një nga mbështetëset më të mëdha që nga fillimi. Ai theksoi se puna do të vazhdojë pasi negociatat duhet të hapen sa më parë. Sipas tij, ka ardhur koha që Bashkimi Europian të japë sinjal të fortë sidomos për Shqipërinë.

“Për ne si Itali ishte një zhgënjim fakti që nuk mundëm edhe njëherë tjetër të hapim negociatat. Italia ka qenë përherë pranë Shqipërisë, që nga fillimi. Kemi mbështetur hyrjen e vendit tuaj në unionin europian. Ne do të vazhdojmë të punojmë, sepse besimi ynë është që brenda këtij viti do të çelen negociatat. Shqipëria i ka bërë detyrat që i kemi lënë vitet e kaluara. Është një problem dhe detyrë e unionit europian, jo më e Shqipërisë. Është koha që BE të japë një sinjal të fortë për këto vende, e në mënyrë të veçantë për Shqipërinë”, tha ai.

Po ashtu ambasadori u ndal edhe tek reforma në drejtësi. Ai u shpreh se qeveria italiane është duke kontribuuar financiarisht e duke dhënë mbështetje në bashkëpunime. Bucci tha se reforma në drejtësi është një hap shumë i rëndësishëm i Shqipërisë, megjithatë sipas tij duhet punë dhe bashkëpunim ende në mënyrë që reformat të përparojnë akoma dhe më shpejt.

“Ne si Itali jemi pranë Shqipërisë në këtë sfidë të reformës në drejtësi. Mbështesim qeverinë me ekspertët, kontribuojmë financiarisht dhe bashkëpunojmë me BE dhe SHBA. Është një reformë thelbësore, që funksionon për të luftuar krimin e organizuar e korrupsionin. Prandaj ne mbështesim përpjekjet e qeverisë sepse janë bërë hapa të rëndësishëm, por nuk mjaftojnë, duhet bërë më shumë përpara. Apeli im është që të punojmë të gjithë bashkë që reformat të mund të avancojnë shumë më shpejt”, tha Bucci.

Paraardhëse

SHBA blindon Byronë e Hetimit, 100 mijë dollarë pajisje speciale, Yuri Kim mesazh politikës se po mbaron epoka e pandëshkueshmërisë

Pasardhëse

SHBA thirrje Bullgarisë të zhbllokojë negociatat, Reeker kritikon BE dhe paralajmëron sanksione ndaj emrave që synojnë destabilitet

Pasardhëse

SHBA thirrje Bullgarisë të zhbllokojë negociatat, Reeker kritikon BE dhe paralajmëron sanksione ndaj emrave që synojnë destabilitet

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.