• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Institucionet e BE të shqetësuara nga sjellja e Ramës, zgjedhjet dhe negociatat në rrezik

23 January, 2019
në Aktualitet, Kryesore
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Institucionet evropiane janë shumë të shqetësuara nga situata në Shqipëri dhe sjellja e kryeministrit Edi Rama, çka nuk garanton për zgjedhje të lira e të ndershme.

Për këtë arsye, ka shumë pak gjasa që BE të hapë bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë, sipas Dr. Zijad Beçiroviç, drejtor i Institutit Ndërkombëtar për Studime Ballkanike dhe të Lindjes së Mesme (IFIMES), me bazë në Ljubjana të Sllovenisë.

Për më tepër, ai e sheh si kërcënuese për rajonin katërshen e liderëve Rama-Thaçi-Vuçiç-Dodik, të cilët përfaqësojnë majën e zinxhirit të krimit.

‘Protestat civile në Shqipëri, Kosovë, Beograd e Banja Luka nuk janë koincidencë. Për momentin, e ardhmja e rajonit kërcënohet kryesisht nga katërshja Edi Rama – Hashim Thaçi (Veseli, Haradinaj) – Aleksandar Vuçiç – Milorad Dodik. Ata mbajnë funksionet më të larta politike dhe njëherazi përfaqësojnë majën e zinxhirit të krimit. Kemi të bëjmë me fenomenin e quajtur kriminalizim i politikës dhe politizim i krimit’, thotë Beçiroviç në një intervistë me Albanian Daily News.

Për këtë arsye ai nuk beson se administrata e re e Bashkimit Evropian, pas zgjedhjeve të majit, do të nisë negociatat me Shqipërinë.

‘Nuk duhet të harrojmë se presidenti francez Emanuel Macron ka shprehur qëndrimin kundër negociatave. Sigurisht që situata në Shqipëri është shqetësuese dhe veprimet e sjellja e kryeministrit Rama krijon shqetësim të madh. Edhe në Bruksel janë të vetëdijshëm se në këto rrethana nuk është e mundur të ketë zgjedhje të ndershme, çka vë në pikëpyetje zgjedhjet e ardhshme lokale’.

Beçiroviç ka komentuar edhe ndryshimet e fundit në kabinet, të cilat i sheh si një pasiguri të kryeministrit shqiptar.

‘Ndryshimet e ministrave të bëra nga Rama tregojnë pasigurinë e tij ndonëse përpiqet të lërë përshtypjen e të qenit një kryeministër i vendosur që dëshiron të kënaqë qytetarët. Megjithatë, kjo reflekton një krizë të thellë në qeverinë e tij. Kjo konfirmohet edhe nga refuzimi i Presidentit Ilir Meta për dekretimin e ndryshimeve. Ka shumë mundësi të ketë protesta të reja masive kundër regjimit të Ramës. I konsideruar si djali premtues kur erdhi pushtet, Rama më pas u bë simbol i strukturave kriminale’.

Paraardhëse

Edi, na vidh! Na tall! Na shtyp! Na sundo!

Pasardhëse

Delegimi i kompetencave nga Rama te Cakaj, reagon Presidenti Meta

Pasardhëse

Delegimi i kompetencave nga Rama te Cakaj, reagon Presidenti Meta

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.