• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Injorimi i shtetit ndaj kampionëve tanë!

18 January, 2017
në Opinion
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Fatjon Baze

Ditën e djeshme kam pasur një bisedë të gjatë me peshngritësin e njohur shqiptar Erkand Qerimaj.

Nuk dua që ta mbroj ose të thur elozhe për Erkandin pasi kushdo që njeh, e ka takuar apo ka kontaktuar me të e di shumë mirë se çfarë njeriu është.

I kërkova një prononcim të shkurtër për çështjen e konfliktit që kishte me shefin e klubit të Vllaznisë, Mark Kroqi.

Debati ishte për lënien jashtë të Erkand Qerimajt, nga 10-të më të mirët me arsyen sipas shefit të klubit, se peshngritësi nuk kishte arritur rezulatet e duhura.

Gjithashtu, një tjetër konflikt ishte se zoti Kroqi kishte dal në një Televizion dhe pretendonte se të gjithë peshngritësit kishin kushte mjaft të mira për t’u stërvitur. Të njëjtën gjë përsëriti dhe presidenti i Federates së Peshngritjes Shqiptare Elez Gjoza.

Tani që kushtet ishte skandaloze ne i pamë të gjithë, pasi fotot e publikuara nga Erkandi e vërtetonin më së mirë këtë gjë.

Por, edhe të thuash që peshngritësi nuk ka arritur rezultatet e duhura kjo është prapë absurde, sepse sukeset e Qerimajt i dimë të gjithë.

Po e zëmë se Erkandi nuk i ka arritur këto rezulate.

A mund të arrish rezultate të larta në ato kushte të mjerueshme?

A mundet dot që një peshngritës të arrijë rezultate kur nuk ka as një fond minimal?

A mundet dot që një peshngritës të motivohet kur shteti se shpërblen për sukeset e mëparshme?

A është normale që një peshngritës si Erkandi, që e ka përfaqësuar disa herë në mënyrë dinjitoze flamurin shqiptar të ketë ato kushte stërvitje?

Ai më rrefeu dje se ka 20-vite që merret me sport dhe nuk ka qenë asnjëherë i siguruar. Më tha gjithashtu se pasioni që kishte për peshngritjen kishte bërë që me lekët e tij të krijonte disa kushte modeste në oborrin e shtëpisë së tij për tu stërvitur.

Kjo tregon se çfarë trajtimi ka shteti jonë për sportistët shqiptarë.

Kjo tregon paftyrësinë e këtij shteti që sportistët i duan vetëm kur ata arrijnë suksese për të përfituar për veten e tyre, duke i pritur sa për një konferencë fallco shtypi.

Sepse mbas konferecës dhe lavdeve të paftyra që i’u bëjnë, nuk kujtohen kurrë më për ta.

Dhe rasti i Erkand Qerimajt e vërteton më së mirë këtë gjë, i cili më të drejtë tha këtu sa më shumë ta ngersh flamurin aq më keq të sillen.

Është skandaloze që sportistëve tanë mos tu krijohen kushtet që të stërviten si të barabartë me homologët e tyre. Është po aq skandaloze që një peshngritës që ka mbi 40-medalje mbi supe mos të ketë qenë asnjë ditë i siguruar.

Pra, ajo që bie në sy dhe nxjerr lakuriq shtetin tonë janë premtimet e pambajtura nga të gjitha qeveritë për sportistët tanë të cilët iu duhet vetëm për hallet e tyre për t’iu kuruar imazhin.

Është mirë që shteti të reflektojë për ti përmbushur kushtet minimale këtyre sportistëve që janë përfaqësuesit tanë në botë, të cilët shpesh herë e kanë ngritur lartë emrin e Shqipërisë me sukeset e tyre.

Dhe dua ta mbyll me thirrjen e Erkandit që dha dje për “TemA”, që këta institucione duhet ta dëgjojnë, dhe ta zbatojnë.

“Këtu ligji për sportin për punësimin nuk është bërë. Vetëm fasada marramendëse luksoze e pa kushte, pa palestër, pa Ligj për sportistët elitar, pa siguracione. Një sjellje skandaloze ndaj sportistëve. Sa më shumë ta ngrejmë Flamurin, aq më shumë të sulmojnë drejtuesit. Vetëm gazetarët, publiku, dhe populli na mbështet. Unë kërkojë që të bëhet një kauz për kushtet e trajtimit pasi situata është e padurueshme”

ps: Fotot me poshte jane kushtet ku stervitet Erkand Qerimaj dhe sportiste te tjere.

Fotografia e Erkand Qerimaj

Fotografia e Erkand Qerimaj

Fotografia e Erkand Qerimaj

Paraardhëse

Shuhet legjenda e peshëngritjes, Ymer Pampuri

Pasardhëse

Horoskopi ditor, e enjte 19 janar 2017

Pasardhëse
horoskopi ditor

Horoskopi ditor, e enjte 19 janar 2017

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.