• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Inflacioni në gusht 2%, më i ulëti nga qershori 2021, ja produktet që mbajnë rekord me rritje çmimesh

10 September, 2024
në Kryesore
0
18
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas valës që krijoi lufta në Ukrainë, rritja e çmimeve është frenuar dukshëm këtë vit. Sipas të dhënave të INSTAT, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin gusht 2024, është 2,0%, një vit më parë ky ndryshim ishte 4,0%. Ky ishte niveli më i ulët që nga qershori 2021.

Krahasuar me muajin gusht 2023, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 4,0%, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 3,9%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,6%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3,5%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,4%, “Shërbimi arsimor” me 2,2%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 2,1%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,8%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,5%, “Shëndeti” me 1,4%, “Komunikimi” me 0,6%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 3,1%.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” patën një rritje me 5,5%, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 4,4%, “peshk” me 4,2%, “mish” me 3,1%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 2,9%, etj.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin Gusht, është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,86 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,29 pikë përqindje.

Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan me +0,26 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,17 pikë përqindje, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,14 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,12 pikë përqindje, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,10 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,09 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,05 pikë përqindje, çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,02 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Transporti” me -0,19 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin Korrik 2024, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u rritën me 1,8%, pasuar nga “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,0%, “Veshje dhe këpucë” me 0,6%, “Pije alkoolike dhe duhan”, Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Komunikimi” me 0,4% secili, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,3% secili, “Shërbimi arsimor” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2% secili, “Shëndeti” me 0,1. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 0,7%./MONITOR

Paraardhëse

Ndeshja Shqipëri-Gjeorgji/ Policia publikon masat, ja cilat janë rrugët që do të bllokohen që prej orës 15:00

Pasardhëse

Velinat e ‘Fiks Fare’: Njëra nga Spanja, tjetra e dashura e ish-banorit të ‘BBV’

Pasardhëse

Velinat e ‘Fiks Fare’: Njëra nga Spanja, tjetra e dashura e ish-banorit të ‘BBV’

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.