• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Indrit Hoxha: Pas 11 dhjetorit, Bashës do t’i japim mundësinë e krijimit të fraksioneve në PD

27 November, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
219
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe mbështetës i “Foltores” së Sali Berishës, Indrit Hoxha, është i bindur në mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit.

Gjithashtu, ai deklaroi se është një plan i qartë që pas 11 dhjetorit, do të nisë me shkarkimin e Bashës dhe ngritjen e komisionit ad hoc, që do të marrë drejtimin e partisë deri në zgjedhje.

“Plani i qartë është vendosur nga anëtarët që kanë thirrur kuvendin e PD-së. Në të do të propozojmë disa ndryshime ku një është shkarkimi i kreut aktual në detyrë. Dua t’ju siguroj që më 11 dhjetor do keni një spektakël transparence në Pallatin e Kongreseve. Kuvendi i thirrur nga Basha-Bardhi bie ndesh me statutin. Ajo kryesi ka vetëm 15 të zgjedhur dhe 10 kanë votuar kundër. Do të ngrihet komisioni ad hoc që do të marrë drejtimin e partisë deri sa të bëhen zgjedhjet. Do të shkojmë në zyrat e selisë së PD, se nuk na ndalon njeri. Do të merret me protokoll inventar dhe pa incidente”.

Ai përjashtoi mundësinë e largimit të Bashës nga PD-ja, por tha se do t’i jepet mundësia që të krijojë fraksione brenda partisë. Sipas Hoxhës, PD-ja është në krizë dhe kjo zgjidhet vetëm me votë.

“Jo, nuk e nxjerrim nga zyra, Basha është pjesë e PD-së, po nuk do të jetë më kryetar, do t’i japim mundësinë të krijojë dhe fraksione në PD dhe të bindë demokratët. Nuk është betejë zyrash, por për mbijetesën e opozitës shqiptare. Basha është i marrë peng nga Soros-Rama dhe çështja me drejtësinë amerikane. Data 11 do të rinisë opozitën më të fuqishme me platformë. Ne nuk po ndajmë demokratët, por duam t’i bashkojmë. Sot, PD-ja ka krizë dhe këtë e zgjidh vetëm vota”.

Hoxha thekson se do të donte që Berisha të rikthehej në krye të PD, por thotë se ai do të zgjidhet me votën e anëtarësisë, ndërsa shton se janë disa emra në garë.

“Nuk është betejë personale e zotit Berisha. Basha bëri pazar të pastër politik për të mbajtur Ramën në pushtet dhe Foltorja ka shqetësuar jo Bashën, por Ramën. Rama në këto 8 vite nuk e ka provuar opozitën e vërtetë. Se kush do të jetë kryetari i ri, e zgjedh anëtarësia. Unë do të doja të ishte Berisha, por unë vetëm një votë kam. Janë disa emra në garë si Kadilli, Kulluri. Statuti nuk e pengon Berishën të kthehet në krye të PD-së. Pas datës 11, do të kemi edhe një veprim”, u shpreh ai, por pa e specifikuar se cili do të jetë ai.

Paraardhëse

S’përmbahet Gjergj Luca: Jam kundër asistencës sociale, shteti të mos paguajë për dembelat, këto miliona paguhen me taksat tona

Pasardhëse

Avenir Peka: Basha nuk ka pasur presion nga SHBA për të përjashtuar Berishën, donte ta largonte

Pasardhëse

Avenir Peka: Basha nuk ka pasur presion nga SHBA për të përjashtuar Berishën, donte ta largonte

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.