• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Ilnisa s’pranon ndarjen nga Meritoni, moderatori rikthehet në Kosovë për biznes, ç’po ndodh në marrëdhënien e çiftit të BBV

2 November, 2024
në Rozë
0
102
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Vetëm javën e shkuar, raportuam për një krizë mes Ilnisës dhe Meritonit. Çifti, prej kohësh nuk ishte parë së bashku dhe ajo që shtoi dyshimet edhe më shumë, ishte fakti se dyshja kishte fshirë çdo foto që kishin me njëri-tjetrin. Të shumtë kanë qenë edhe fansat që pyesnin se çfarë po ndodh me çiftin, por dy personazhet zgjodhën mos të reagonin.

Pasi lajmi doli në media, ishte Ilnisa ajo që në një mënyrë zgjodhi të hedhë poshtë zërat për këtë krizë. Ilnisa ka sqaruar fansat rreth marrëdhënies së saj me Meriton Mjekiqin përmes një postimi në Instagram Story, duke ndarë një bisedë plot humor. Në mesazhin e publikuar, spekulimet për një ndarje mes tyre janë hedhur poshtë, ndërsa një frazë në postim thotë me humor, “Bashkë i ke në krevat,” duke konfirmuar se çifti vazhdojnë të jenë bashkë.

E njohur si një personazh që zgjedh të reagojë sa herë emri i saj lakohet në media, gazetarja ka preferuar ta mbyllë me kaq këtë reagim të sajin, duke zgjedhur që mos të zbulojë më shumë. Nga ana tjetër, Meritoni ka preferuar që të heshtë, duke vijuar me angazhimet e tij, pa dhënë asnjë shpjegim rreth lajmit të ndarjes. Në shkrepjet e fundit që ai ka postuar në rrjetet sociale, ishbanori i “Big Brother” duket që është rikthyer në Kosovë, ku dhe po vijon angazhimin e tij me bashkëpunimet që ka me biznese të ndryshme, të cilat i reklamon në Instagramin e tij.

Të shumtë ishin edhe skeptikët, që aluduan se, në fakt, çifti është bashkë dhe lajmin e ndarjes po e përdorin për pak zhurmë, përpara se të nisin me projektet e tyre televizive. Megjithatë, fakt është që prej kohësh Meritoni nuk është parë në Tiranë, ndonëse u tha se do të moderonte një emision në vendin tonë. Nga ana tjetër Ilnisa ka publikuar foto e video nga eventet e ndryshme ku edhe merr pjesë, por këtë herë e vetme, pa praninë e Meritonit. Nuk dihet nëse familjet e të dyve kanë ndikuar për këtë krisje që lidhja e tyre ka pasur, apo vetë të dy kanë ndeshur problemet e para.

Të shpeshta kanë qenë aludimet se familjarët e moderatorit kosovar, nuk e kanë pranuar partneren e re të djalit. Dhe në fakt, pas disa muajsh nga bashkëjetesa e këtij çifti, duket se familja Mjekiqi, ende nuk pranon Ilnisën si të dashurën e djalit. Nga ajo çfarë dihet, Ilnisa nuk ka shkuar ende tek shtëpia e Meritonit, pasi familjarët e tij janë kundra kësaj lidhjeje. Në një intervistë të dhënë disa javë më parë, gazetarja e konfirmoi një gjë të tillë, duke u shprehur se ende nuk kishte gjetur kohën.

“Vera ka qenë intensive për atë çfarë pritet të vijë dhe ende nuk kemi gjetur kohë”, tha shkurtazi Ilnisa, duke zgjedhur që mos të komentojë më gjatë raportin që ka me familjen e partnerit të saj.

E teksa në Prishtinë situata është ende e nderë, në Tiranë, Meritoni është pranuar tashmë si ‘dhëndër’. Vetë gazetarja ka zbuluar takimin e tij me vajzën e tij, por nuk ka përmendur në asnjë sekondë takimin me prindërit e saj, duke ngritur dyshimet se kjo lidhje, ndonëse është pranuar nga familja e saj, nuk shihet me sy edhe aq të mirë. Ajo tregoi mes të tjerash se si është marrëdhënia e Meritonit, partnerit të saj me Anaisin, e bija e gazetares. Ilnisa u shpreh se takimi i tyre i parë shkoi shumë mirë, ashtu siç ajo e kishte pritur dhe menduar.

“Ky ka qenë takimi i tyre i parë. Këta janë shumë shokë, bëjnë shumë gjëra që unë bëhem me nerva, bëjnë shumë lojëra. Anaisi është shumë e mirë, është një dritë. Takimi i tyre ishte siç e kisha pritur, i ëmbël, i qetë. E rëndësishme është që ka dashuri shumë në familjen tonë”- u shpreh Ilnisa.

Kur kanë kaluar vetëm pak javë nga këto deklarata, çifti duket dukshëm se janë larguar nga njëri tjetri, ndonëse gazetarja ka preferuar që ti hedhë poshtë këto aludime. Mbetet për t’u parë në ditët në vijim, nëse nga dyshja do të kemi një foto të re së bashku, duke rrëzuar kështu këto zëra, apo nëse kriza mes tyre është aq e fortë, sa do t’i duhet që të pranojnë ndarjen.

Paraardhëse

Teliti: Porti i ri në Porto Romano 147 mln euro, ndërkohë vetëm 54 mln euro në total për indeksimin dhe bonusin e pensionistëve

Pasardhëse

Ish-konkurrenti i “Për’Puthen” së shpejti baba për herë të parë

Pasardhëse

Ish-konkurrenti i “Për’Puthen” së shpejti baba për herë të parë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.