• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ilir Metaj akuzon te Yuri Kim Lulzim Bashën dhe Edi Ramën për “non gratën” e kryefoltoristit dhe distancohet nga Sali Berisha për raportet me SHBA

26 September, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
3.4k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas disa përplasjeve në distancë, kryesisht në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit 2021, kohë kur Ilir Meta ishte president, por ishte mjaft aktiv në fushatën elektorale kundër qeverisë, kreu i Partisë së Lirisë tashmë ka bërë ‘paqe’ me diplomaten amerikane Yuri Kim, madje ka shkuar deri aty, sa i “ka kërkuar” t’i heqë “non gratën” ish-kryeministrit Sali Berisha. Meta madje i ka dhënë dhe arsyetime në takim ambasadores, se Berisha e ka “ngrënë” kot për faj të vendimeve të ish-kryetarit të PD dhe kryeministrit Rama. Detajet nga takimi i ka zbardhur vetë Meta, pak ditë pasi priti në zyrën e Partisë së Lirisë ambasadoren e SHBA-së Yuri Kim, Ilir Meta ka zbardhur edhe takimin me diplomaten amerikane. Sipas Metës, ai i ka shprehur ambasadores Yuri Kim, se shpallja e Berishës ‘non grata’ është vepër e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, vendimet e gabuara të të cilëve ja kanë faturuar Berishës. Meta tha se ky vendim ka një të mirë, kjo për faktin se pa një vendim të tillë do të ishte Basha ende kryetar.

Meta: Nuk mund të zgjedhim mes Berishës dhe SHBA

Edhe pse më herët, gjatë fushatës së tij në 2021, Ilir Meta, megjithëse në rolin e presidentit të vendit, me një gjuhë të paprecedentë sulmoi asokohe ambasadoren amerikane Yuri Kim, ku i kërkonte që mos të ndërhynte në zgjedhjet parlamentare, sot ka ndryshuar totalisht. “Unë nuk mund t’ju flas se cilat ishin mesazhet e zonjë ambasadore. Ata flasin vetë nëse kanë diçka për të thënë. Por mund t’ju them se çfarë i thash zonjës ambasadore. I thashë mendimin tim për shpalljen e Berishës ‘Non grata’. I shpreha bindjen time se kjo është vepër e Lulzim Bashës dhe Edi Ramës në bashkëpunim. Gjithë vendimet e gabuara i ka marrë në bashkëpunim me Edi Ramën, djegia e mandateve, bojkotimi i votimit të reformës në drejtësi, falja e pushtetit vendor. Të gjitha këto vendime ja ka faturuar Berishës, ky është fakt dhe vendim i SHBA që nuk kemi pse ta diskutojmë. Unë e vlerësoj efektin pozitiv të këtij vendimi për të cilin nuk kam qenë dakord. Por pa një vendim të tillë do të kishim sërish Bashën kryetar të PD-së. Ne nuk bëjmë zgjedhje midis zotit Berisha dhe Amerikës. Ne kemi programin tonë që është 100% i pavarur dhe nga vetë PD. Respektojmë vendimet që marrin simpatizantët e PD-së. Ne i qëndrojmë programit tonë për të përmbushur 100% detyrimet tona dhe njëkohësisht për të përshpejtuar me ritme marramendëse luftën kundër korrupsionit që janë kyçe për çeljen e negociatave”, u shpreh Meta.

Meta: Marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA

Në konferencën e tij për media, kreu i PL-së, u pyet dje sa i përket marrëdhënieve me diplomaten Yuri Kim dhe nëse kjo e fundit e kishte cekur aleancën e tij me Berishën. Meta u shpreh se marrëdhëniet me SHBA kanë qenë gjithnjë të shkëlqyera dhe vazhdojnë të jenë ndërsa sa i përket kreut të ‘Rithemelimit’, Meta preferoi t’i shmangej pyetjes. “Unë mund t’iu them se marrëdhëniet e mia me SHBA gjithmonë kanë qenë dhe janë të shkëlqyera. Sidomos në forcimin e partneritetit bilateral, në plotësimin e detyrimeve tona si anëtar i NATOS. Dhe së treti sa i takon përshpejtimit të integritetit evropian që është një interes tjetër i SHBA. Dhe kemi patur një bisedë shumë të hapur, konstruktive, shumë bashkëpunuese, këtë mund të thosha”, tha Meta.

Meta akuza Ramës

Kryetari i Partisë së Lirisë, ka hedhur akuza gjithashtu dhe në drejtim të kryeministrit Edi Rama, në lidhje me çmimin e energjisë dhe furnizimin me ujë të pijshëm. Meta u shpreh se Rama nuk e ka mbajtur premtimin për furnizimin 24 orë me ujë të pijshëm. “Ka rritur çmimin në stratosferë të energjisë. Vepër e një artisti që ka marrë lejen në fushën e vjedhjes dhe korrupsionit dhe të gjitha aferat janë kulme të krijimtarisë së tij. Dështimet në sektorin e ujit të pijshëm, ku premtonte se do garantonte ujë 24 orë, është spektakolar pasi niveli i humbjeve, pra uji që nuk merren të ardhura është i lartë, 67% e tij humbet ose vidhet nga keqmenaxhimi”, theksoi Meta.

Paraardhëse

“Disa milionë euro reshje”, qytetet që do të përballen me përmbytje, meteorologia: Kur rikthehet dielli

Pasardhëse

“Suita, kushton 2700 dollarë në natë” Gazetari i njohur zbardh skandalin e fundit, zbulon sa kushtoi dhoma e Ramës në hotelin luksoz në Manhatan: Ishin vetëm ky dhe kryeministri i Marokut

Pasardhëse

"Suita, kushton 2700 dollarë në natë" Gazetari i njohur zbardh skandalin e fundit, zbulon sa kushtoi dhoma e Ramës në hotelin luksoz në Manhatan: Ishin vetëm ky dhe kryeministri i Marokut

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.