Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka hedhur votën e tij në kuti që në orët e para të mëngjesit. Meta në momentin që hodhi votën në kutinë e votimit ngriti edhe dy gishtat.
Presidenti Ilir Meta ka sqaruar pse ngriti 2 gishtat pas votimit. Meta theksoi se gishtat simbolizojnë 2 marsin, teksa shtoi se Presidenti është sot në krye të detyrës.
“Procesi po shkon shumë mirë. 2 gishtat për mua janë 2 marsi, janë Kushtetuta. Presidenti është në krye të detyrës.
Qetësi, vendosmëri dhe dashuri për Shqipërinë”, – deklaroi Meta.
Diskutime rreth kësaj post