• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Ilir Meta tentativa për të futur në ngërç qeverinë, bllokon dekretimin e Sandër Lleshit, Presidenca kthehet në tezgë pazaresh

1 November, 2018
në Kryesore
0
13
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti Ilir Meta duket se po u rikthehet skenarëve që përdori kundër ish-kryeministrit Fatos Nano. Të gjithë e mbajnë mend vitin 2003 kur Fatos Nano për 6 muaj u detyrua të qeveriste me zv/ministra, pasi Ilir Meta e braktisi dhe nuk votonte në Parlament dekretet e Alfred Moisiut për ministrat e rinj. Por kërkesa e kryeministrit Rama për të dekretuar Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm, duket se po përdoret nga kreu i shtetit si tentativë për të bllokuar sërish punën e qeverisë. Edhe pse ligji e Kushtetuta e detyrojnë që të japë dekretin, Meta ka nisur një proces verifikimi për Lleshin dhe ka dhënë sinjale se mund të bllokojë propozimin e shefit të qeverisë. Por kjo lëvizje e tij duket se është tentativë për të bllokuar qeverinë dhe për të forcuar përplasjet me Ramën. Gazeta e ka theksuar disa herë se Meta ka tentuar të bëjë pazare me Ramën për shumë çështje, dhe rasti i Sandër Lleshit është një i tillë. Kreu i shtetit kërkoi pazare për drejtimin e SHISH dhe për shkak se Rama nuk pranoi e ka bllokuar dekretimin e Helidon Bendos. Po ashtu ka kërkuar pazare për kreun e KLSH dhe për kreun e Bankës së Shqipërisë. Meta i ka kërkuar Ramës në tavolinë që të emërojë ai një njeri pranë tij ose në krye të SHISH ose në krye të KLSH. Për të dyja këto institucione është refuzuar nga kreu i qeverisë. Po për të njëjtën gjë ka bllokuar paktin me Greqinë, pasi po i ushtron presion Ramës të lëshojë pe. Tani që i erdhi në dorë dekreti për Lleshin, duket se po e përdor dhe atë. Meta në 2003 tentoi të rrëzonte Nanon dhe i bllokoi atij dekretet për ministrat e rinj. Por duket se kreu i shteti po rikthehet pas në kohë me qëllim që të bllokojë punën e Ministrisë së Brendshme. Gazeta e deklaroi se Xhafaj dhe Meta kishin nisur një partneritet të fortë bashkë dhe kjo po dëshmohej nga dita në ditë. Por tashmë që Rama u prishi planet, kreu i shteti po tregohet kryeneç duke dhënë mesazhe se ai mund të bllokojë qeverinë. Por me të gjitha këto lëvizje duket sikur Presidenca është kthyer në çerdhe pazaresh.

Afrimi Meta-Xhafaj

Ndonëse ishin armiq sa i takon reformës në drejtësi, Meta dhe Xhafaj kohët e fundit janë bërë miq. Edhe pse si PD ashtu dhe shumë emra brenda PS u gëzuan nga largimi i Xhafajt, të vetmit që u pikëlluan ishin përfaqësuesit e LSI. Monika Kryemadhi e tregoi hapur mbështetjen ndaj Xhafajt javët e fundit. Fillimisht ajo vlerësoi hapur operacionin e policisë, ndryshe nga sa e kritikoi PD. “Kemi dëgjuar për arrestimet e fundit që kanë ndodhur në Shqipëri që është një sinjal shumë i mirë për hir të së vërtetës, për shkak të sigurisë, është një sinjal shumë i mirë për të rinjtë, për t rejat, për popullin shqiptar, si një mundësi për të parë që diçka do të fillojë dhe do të shkojë në vend”, tha ajo në një takim në Vlorë. Ndërsa ai që i vuri kapak aleancës Xhafaj-Meta ishte Flamur Çelaj. Ish-deputeti i LSI, bëri një status në rrjetet sociale kur ndodhi operacioni “Volvo 4”, ku tregoi hapur bashkëpunimin e tyre kundër Ramës.“Përfitoj nga rasti të shpreh përkrahjen time për Policinë e Shtetit të cilët i inkurajoj të vazhdojnë operacionet e tyre për çrrënjosjen e krimit në mbarë vendin. Për ministrin Xhafaj, pastërtinë morale të të cilit nuk e kam vënë kurrë në dyshim, i jap të njëjtin inkurajim, por me një këshillë: Mos lejo kryeministrin të interferojë në drejtimin politik të dikasterit që ti drejton, pasi ai do sabotojë punën tënde dhe do komprometojë imazhin tuaj në sy të shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë”, ka thënë ai. Por reagime më të forta pati kur u largua Xhafaj, duke treguar afrimitetin mes tyre. Meta-Xhafaj-Veliaj u bënë bashkë kundër Ramës, por teksa kryeministri u prishi planet, presidenti tani po nxjerr vonesa me dekretin e Lleshit.

Paraardhëse

Tahiri thyen sot heshtjen, gazetari me deklaratë të papritur: Pas tij do dalë Fatmir Xhafaj

Pasardhëse

Ylli Manjani sulmon keq Ramën: Ja çfarë do ndodhë në zgjedhje

Pasardhëse

Ylli Manjani sulmon keq Ramën: Ja çfarë do ndodhë në zgjedhje

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.