• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ilir Meta paralajmëron ‘tërmet’ në politikën shqiptare: Do hapen këto 2 dosje

23 November, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza të rënda në drejtim të sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrit, Ëngjëll Agaçi. Meta tha se kush ka bërë krime edhe në raport me Kushtetuesen do të mbajë përgjegjësi.

“Ëngjëll Agaçi që kontroll reformën në drejtësi do të bëjë cdo gjë që të ketë një gjykatë Kushtetuese në kontrollin e tij sepse është përgjegjësi kryesor për të gjitha PPP-të dhe shkeljet e qeverisë dhe të gjitha vonesat që kanë ardhur kanë ardhur por shkak të bllokimit të KED-së në të kaluarën dhe lojërave të ish-kryetarit të KED-së dhe se Agaçi kontrollon të gjitha institucionet që vonojnë apo skualifikojë apo për të pasur në kontroll anëtarët, që Presidenti të jetë i detyruar që të zgjedhë ato që do i lerë Ëngjëll Agaçi. Po të ishte bashkëpunuar sikur ka kërkuar presidenti nuk do të kishte ngelur Shqipëria një ditë pa gjykatë kushtetuese, tani prioriteti janë zgjedhjet, pas zgjedhjeve parlamenti i ri do të verifikojë çdo gjë dhe kush ka bërë krime edhe në raport me Kushtetuesen do të mbajë përgjegjësi”, deklaroi ai.

Megjithatë, Ilir Meta tha se i ka mbajtur të gjitha shënim dhe pas 25 prillit të gjithë do të japin llogari.

“Shorti i KED do të hidhet në momentin më të parë. Është bërë qëllimisht për ta lënë pa gjykatë Kushtetuese edhe tani përpjekjet bëhen për ta kapur këtë institucion. Ditën e fundit të parlamentit kanë ndryshuar ligjin për betimin e anëtarëve të gjykatës së lartë te Presidenti, që nuk është ceremonial, por verifikimi nga një institucion i pavarur si presidenti. Tre anëtarë të kushtetueses do të zgjidhen nga gjykata e lartë dhe kanë dashur të mbulojnë të gjitha shkeljet dhe të marrin tre anëtarët. Ilir Meta ua ka bërë të qartë, vendi është pa gjykatë kushtetuese, qytetarët janë pa mbrojtje. Ilir Meta ka mbajtur shënim cdo gjë, i ka të dokumentuara, me aktorët vendas dhe ndërkombëtarë dhe me parlamentin e ri dhe demokracia në Shqipëri do të marrë atë dimension, që duhet marrë, duke çuar në qeli ata që kanë bërë krime kundër kushtetutës dhe që e kanë lënë Shqipërinë pa gjykatë Kushtetuese“.

Ilir Meta tha se pas 25 prillit do të fillojë një epokë e re me dy gjëra të paprekshme.

“Teatri do të rindërtohet sikur ka qenë. Polakët rindërtuan të gjithë Varshavën dhe ne do ta rindërtojmë Teatrin. Dy gjëra do të jenë të paprekshme në epokën e re, pas 25 prillit, kushtetuta, dhe së pari do të bëhen shembull ata që e kanë dhunuar procesin deri tani dhe e dyta, vota. Do të hapen hetimet edhe për Shijakun dhe Dibrën, çdo gjë është mbajtur shënim. Këto janë dy çështjet themelore të Shqipërisë, pasi Kushtetuta është cdo gjë, është siguria, paprekshmëria, e pronës, e të drejtës individuale. Nëse kemi një kushtetutë të fortë që respektohet nga të gjithë, jemi të gjithë të sigurt dhe barabartë”, tha Meta për abc news.

Paraardhëse

Nuk është marrëveshja e 17 Majit, Jozefina Topalli tregon pazaret e Bashës me kryeminsitrin Rama

Pasardhëse

Meta zbulon arsyen e vetme që do të jepte dorëheqjen nga posti i presidentit

Pasardhëse

Meta zbulon arsyen e vetme që do të jepte dorëheqjen nga posti i presidentit

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Ngjarja që ka shokuar Amerikën, dalin pamjet e plota tronditëse të vrasjes së 23 vjeçares në tren (VIDEO)

Nga lajme2
10 September, 2025
0

Iryna Zarutska, 23-vjeçare refugjate nga Ukraina dhe artiste e dashur për kafshët, u vra tragjikisht me thikë në një tren...

Për ju që e humbët, ky ishte rezultati përfundimtar i “Hënës së Përgjakur”

8 September, 2025

Fotoja e shqiptarit që po shpëtonte delen nga zjarri, futet në 12 më të mirat në botë për vitin 2025

8 September, 2025

Nënë për herë të dytë, Jona Spahiu poston fotot e vogëlushes dhe zbulon emrin

5 September, 2025

Zbulohet data kur do të mbahet Asambleja e PS-së, zbardhet agjenda

3 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.