Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se më 24 korrik 2022 do të rikthehet për të marrë kartën e anëtarësisë së LSI. Duke iu referuar kësaj deklarate, juristi i njohur Romeo Kara është shprehur se më në fund Presidenti konfirmoi se nuk është aspak simbol i unitetit të popullit, por president i elektoratit të LSI-së.
Postimi i juristit:
“Pretendon se në emer të sakrifices të 110 mije votuesve të tij, do vazhdoje te ndote presidencen me pranine e tij në të deri në korrik 2022.
Me në fund e konfirmoi dhe vete pa ekuivok se, nuk eshte aspak simbol i unitetit të popullit, sic e urdheron kushtetuta, por president i elektoratit të LSI-se.
Megjithate e siguroj kete njeri të mbrapshte se, në emer të kushtetues, parimeve të larta të drejtesise dhe dinjitetit të kater milione shqiptareve, ai do sikteriset shume shpejt nga posti i larte dhe i nderuar i Presidentit të Republikes.
Ne nuk e kemi luksin, qe të mbajme në qafat tone si president, nje person të cakerdisur, të zhytur në afera korruptive dhe trafiqe, destabilizues, antikushtetues, zedhenes të krimit, terrorrit dhe percarjes se shqiptareve.” – ka shkruar ai.
Diskutime rreth kësaj post