• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ilir Meta kërcënon me një tjetër 2 mars dhe shpërndarje Parlamenti: Po më provokojnë të lë Presidencën, do detyrohem të ngre popullin

17 July, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti Ilir Meta ka hequr dorë nga zotimi i “presidentit danez” dhe është kthyer në normalitet. Mazhoranca duket e vendosur për të shkuar te lista e hapur dhe heqja e koalicioneve. Por presidenti duket se është më i shqetësuari nga kjo skemë, pasi ka paralajmëruar se do të rikthehet te skenarët e 2 marsit. Dje presidenti doli në një konferencë shtypi, ku deklaroi se ndryshimet që po bën mazhoranca bien ndesh me vetë Kushtetutën. Por ai kërcënoi me shpërndarje Parlamenti dhe me zbritje në rrugë.

“Duan ta heqin, ja ku është presidenti le të vijnë, edhe populli këtu është, më thonë nga 2 marsi shpërndaje, shpërndaje (Parlamentin). Ti thërrasin mendjes, se koalicionet i ka vendosur populli shqiptar. Duan ta bëjnë pa koalicione ta vendosin në referendum. Nga ana ime nuk ka asnjë pengesë, por le të vendosë populli. Sovraniteti i takon popullit”, tha presidenti, i cili po ashtu ka kërcënuar se do të shpërndajë Parlamentin. Në fjalën e tij, Meta u kujdes të theksonte se Parlamenti është ilegjitim duke kërcënuar hapur mazhorancën. Po nga ana tjetër la të hapur mundësinë për të zbritur në shesh kundër qeverisë. “Mos u merrni me hapat e radhës së presidentit se për interesin e Kushtetutës dhe vendit, cenohen rëndë, integrimi i vendit dhe garancia e unitetit kombëtar, që është Kushtetuta, këto të dyja na bashkojnë ne sot. Nuk dëshiroj t’u them se çfarë do të bëj nëse të tjerët çmenden, por unë do të bëjë detyrën time me të gjithë popullin shqiptar”, – tha ai.

Negociatat Rama-Basha

Presidenti u pyet dhe për deklaratat e Bashës se Rama i kishte propozuar një marrëveshje që njëri të bëhej president e tjetri kryeministër. Kreu demokrat e bëri fakt se palët kanë negociuar në prapaskenë. Meta reagoi tepër i revoltuar, duke treguar se lëvizjet në prapaskenë e kanë alarmuar. Jo paqëllim Meta sulmoi Bashën për djegien e mandateve. Po ashtu deklaroi se që me djegien e mandateve po luftohet fort ta largojnë nga Presidenca.

“Që kur u hodh ideja e marrë e djegies së mandateve, kam qenë kundër. Po po e marrë. Kam qenë publikisht kundër, por kam qenë në Gjermani atëherë se po të ishte këtu Presidenti, Parlamenti nuk do ishte ky që është sot. Ja u kam bërë të ditura të dyja palëve dhe atyre që i bekuan këto ndryshime. Kam kërkuar që qeveria të bëjë dy hapa pas që mos të digjen mandatet dhe opozitës. Madje ia kam thënë dhe ndërkombëtarëve. S’kam dalë unë t’i bekoj. E vetmja gjë që mund të bënte presidenti në një situatë të tillë është që ta linte këtë institucion dhe ka 2 vite që provokohet nga të gjitha drejtimet për ta lënë dhe këtë institucion që është i vetmi institucion legjitim sot në Republikën e Shqipërisë”, – tha Meta.

Bllokimi i kryeministrit të ri

Edhe pse duket paska anormale, Meta dje tha se ndryshimet kushtetuese bie ndesh me Kushtetutën. Megjithatë ai dha sinjale se dhe mund të bllokojë kryeministrin e ri që do të dalë nga zgjedhjet.

“Kushtetuta, në nenin 96, njeh qartë koalicionin e partive politike, kur sanksionon në paragrafin e parë të saj se: “Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend”. Ndryshimet e propozuara, nëse vazhdojnë të shqyrtohen dhe të miratohen, përveç antikushtetueshmërisë së procesit në vetvete, do të krijojnë përplasje të fortë edhe me këtë dispozitë që i njeh kompetencën Presidentit të Republikës që emërimin e Kryeministrit ta pranojë nga partia apo “koalicioni” që ka marrë shumicën e vendeve pas procesit zgjedhor”, – tha Meta.

Paraardhëse

Të infektuarit nga virusi, Brataj me deklarata paniku si kreu i OBSH, paralajmëron situatë më të rrezikshme në gusht

Pasardhëse

‘Shpërthen’ keq ish-ministri socialist, zbulon hapur qëllimin e Ramës ndaj opozitës në Parlament

Pasardhëse

‘Shpërthen’ keq ish-ministri socialist, zbulon hapur qëllimin e Ramës ndaj opozitës në Parlament

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.