• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ilir Meta jashtë politikës, PS kërkon zbardhjen e dosjes së spiunit I.M, socialistët strategji për ta përjashtuar nga zgjedhjet e 14 majit

13 January, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
99
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia Socialiste ka hedhur një tjetër hap për të pastruar politikën nga ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, ku padyshim që më të rrezikuarit janë ish-presidenti Ilir Meta, për të cilin Autoriteti i Dosjeve dyshon se ka qenë spiun i agjencive të spiunazhit shqiptar para viteve ’90 dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili akuzohet se ka qenë Sekretar Partie gjatë kohës së regjimit komunist. Ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili dje në një dalje për mediat pas Konferencës së Kryetarëve, theksoi se do të ishte e papranueshme që në listët e kandidatëve të ishte edhe bashkëpunëtori me iniciale I.M., që i përkasin Ilir Metës. Sipas tij, PD ka shfaqur gatishmërinë e duhur për të kontribuar për miratimin e këtij ligji, duke i shtrirë kështu dorën Partisë Demorkatike zyrtare për ta përzënë përfundimisht nga politika, kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. “14 maji po afron dhe do të ishte e papranueshme që në listët e kandidatëve të ishte edhe bashkëpunëtori I.M apo me iniciale të tjera, apo në 2025-n anëtar i Kuvendit të Shqipërisë. Ne këtë gjë duhet ta pengojmë sa më shpejt. Janë ndërhyrje ligjore që kërkojnë 3/5. Dhe më bën përshtypje se këtë gjë e pengon Partia Demokratike. Ose nuk ka shfaqur gatishmërinë e duhur për të kontribuar për miratimin e këtij ligji”, tha Balla. Sa i përket zgjedhjes së avokatit të Popullit, Balla u shpreh se opozita e pati mundësinë që bëjë propozime por nuk e shfrytëzoi. Për këtë arsye e cilësoi proces të hapur dhe ftoi të interesuarit që të bëhen pjesë.“Sapo të fillojë sesioni, do të ketë një komunikim nga ana e Komisionit të Ligjeve përsa i përket këtij procesi. Mendoj që duhet të jetë proces i hapur dhe sa më shpejt të jetë e mundur do t’i japim Shqipërisë një avokat populli, jo i PD. Opozita e pati të gjithë hapësirën dhe kohën e nevojshme, 8 muaj për t’i dhënë vendit avokat populli dhe nuk e shfrytëzoi. Ne do t’i japim mundësinë kujtdo që të shprehë interesin e tij. Do jetë proces i hapur”, tha Balla. Po ashtu theksoi se asnjë shkresë e firmosur nga Sali Berisha nuk do të merret parasysh.“Ajo kërkesë, ajo letër nuk merret parasysh, pra në aspektin formal kërkesa nuk mund të shqyrtohet sa kohë gjendet nënshkrimi i këtij personi të shpallur non grata nga SHBA. Në këto 2 vite më është dashur të refuzoj një personalitet si Simon Miraka se ishte me firmën e non gratës, edhe kërkesa të tjera duhen refuzuar me patjetër. Unë po flas për shkresë, për kërkesë, jo për bakllava. E vërteta është që zotërisë në fjalë, çdo lloj kërkese i është refuzuar në aspektin formal”, deklaroi Balla.

Ligji i spiunëve, Tabaku i përgjigjet Ballës

Por deklarata e Ballës se ndryshimet ligjore që ndalojnë ish spiunët të jenë në politikë dhe që u diskutua dje në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, duket se kanë shkaktuar debate. Ka qenë deputetja e PD zyrtare, Jorida Tabaku, e cila i është përgjigjur dje kreut të grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla. Duke folur para mediave,Tabaku theksoi se Partia Demorkatike propozoi paketë për pastërtinë e figurave, ndërsa sipas saj, Partia Socialiste ka hall me një individ të veçantë, duke iu referuar Ilir Metës.“Dua t’ju informoj se u diskutua edhe ligji për pastërtinë e figurave. PD ka propozuar një paketë ligjore për pastërtinë e figurave. Ne nuk merremi me individë të veçantë. Unë nuk di që PD drejton komisionin e ligjeve apo Kuvendin e Shqipërisë. Se çfarë halli ka Balla me një individ të veçantë të bëjë çfarë të dojë. Kjo është çështje parimesh”, deklaroi Tabaku.

PS komenton zgjedhjen e Avokatit të Popullit

Ndërkohë një tjetër çështje, e cila është diskutuar dje në mbledhjen e Byrosë së Kuvendit është zgjedhja e Avokatit të Popullit, Balla u shpreh se opozita e pati mundësinë që bëjë propozime por nuk e shfrytëzoi. Për këtë arsye e cilësoi proces të hapur dhe ftoi të interesuarit që të bëhen pjesë. “Sapo të fillojë sesioni, do të ketë një komunikim nga ana e Komisionit të Ligjeve përsa i përket këtij procesi. Mendoj që duhet të jetë proces i hapur dhe sa më shpejt të jetë e mundur do t’i japim Shqipërisë një avokat populli, jo i PD. Opozita e pati të gjithë hapësirën dhe kohën e nevojshme, 8 muaj për t’i dhënë vendit avokat populli dhe nuk e shfrytëzoi. Ne do t’i japim mundësinë kujtdo që të shprehë interesin e tij. Do jetë proces i hapur”, tha ai.

Balla sulmon Berishën

Po ashtu, Balla theksoi se asnjë shkresë e firmosur nga Sali Berisha nuk do të merret parasysh. “Ajo kërkesë, ajo letër nuk merret parasysh, pra në aspektin formal kërkesa nuk mund të shqyrtohet sa kohë gjendet nënshkrimi i këtij personi të shpallur non grata nga SHBA. Në këto 2 vite më është dashur të refuzoj një personalitet si Simon Miraka se ishte me firmën e non gratës, edhe kërkesa të tjera duhen refuzuar me patjetër. Unë po flas për shkresë, për kërkesë, jo për bakllava. E vërteta është që zotërisë në fjalë, çdo lloj kërkese i është refuzuar në aspektin formal”, nënvizoi Balla.

Paraardhëse

Sali Berisha kërcënime dhe shpërblime për të marrë PD, ja pazaret e fshehta të kryefoltoristit për të ricikluar Ervin Salianjin

Pasardhëse

“Në PS po i “hanë kokat” njëri-tjetrit”, Sali Berisha tregon si qëndron e vërteta dhe zbardh një tjetër variant për arrestimet në Ministrinë e Financave

Pasardhëse

"Në PS po i “hanë kokat” njëri-tjetrit", Sali Berisha tregon si qëndron e vërteta dhe zbardh një tjetër variant për arrestimet në Ministrinë e Financave

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.