• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Ilir Meta dhe Sali Berisha i shpallin luftë Amerikës, shikoni se çfarë thonë mediat serbe dhe ruse

23 May, 2021
në Botë, Kryesore
0
174
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në Shqipëri, presidenti Ilir Meta, reagoi dje me tone të ashpra ndaj vendimit të Departamentit amerikan të Shtetit për t’i ndaluar hyrjen në territorin e Shteteve të Bashkuara ish presidentin dhe ish kryeministrit të vendit Sali Berisha dhe familjes së tij, për shkak të “korrupsionit në shkallë të lartë”. Në një sulm të hapur ndaj Departamentit amerikan, zoti Meta flet për “fletërrufe” të porositur në Tiranë apo një akt të poshtër, sipas tij.

Kaq mjaftoi që mediat serbe dhe ruse ti bëjnë jehonë këtij sulmi. RTS e Serbisë thekson në një kronikë të saj se Departamenti i Shtetit i SHBA ka shpallur non grata ish-kryeministrin Sali Berisha për shkak të korrupsionit, keqpërdorimit të fondeve dhe minimit të demokracisë. Në shkrim përmendet dhe reagimi i Metës ndaj SHBA, duke mbrojtur Berishën. Meta e quajti aktin e shpalljes ‘non grata’ të Berishës të pabesë që ka të bëjë vetëm me lobingjet antishqiptare dhe asgjë tjetër .

“Është një veprim i turpshëm, i pandershëm dhe i neveritshëm”, shkroi Meta, duke akuzuar “lobin antishqiptar” se qëndron pas kësaj lëvizje nga Sekretari i Shtetit i SHBA Anthony Blinken, thekson RTS. Gazeta politike e Beogradit ka shkruar edhe për padinë që Berisha paralajmëroi ndaj sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinke për shpifje.

“Sali Berisha, një nga politikanët më të fuqishëm shqiptarë në tre dekadat e fundit, njoftoi se do të padisë Sekretarin e Shtetit Anthony Blinken për shpifje para një gjykate Franceze, pasi ai u ndalua të hynte në territorin e Shteteve të Bashkuara. Departamenti i Shtetit deklaroi se retorika e Berishës tregon se ai dëshiron të mbrojë veten, anëtarët e familjes dhe aleatët politikë në kurriz të hetimeve të pavarura dhe luftës kundër korrupsionit. Përveç Sali Berishës, me këtë akt, gruaja e tij Lira Berisha, djali Škeljzen dhe vajza Argita Berisha Maltei u ndaluan të hyjnë në Shtetet e Bashkuara”, raporton RTS.

Media ruse Sputnik, i cili transmeton në disa gjuhë, në edicionin ballkanik që ka në gjuhën serbe shkruan se “Presidenti shqiptar Ilir Meta i doli në krah të Sali Berishës në një shkëmbim fjalësh të ashpra me Shtetet e Bashkuara, duke thënë se vendosja e ish-kryeministrit në listën e zezë të SHBA ishte ‘një veprim i turpshëm dhe i neveritshëm i lobit antishqiptar’. Sputnik thekson se mazhoranca po përgatitet të zëvendësojë Ilir Metën si President, e ky i fundit ka nisur një betejë me qeverinë amerikane.

Paraardhëse

U rikthye në emision për Antonelën dhe doli çift me Sarën, Atdheu tregon arsyen pse ndryshoi mendjen

Pasardhëse

Lulzim Basha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon lëvizjen e radhës të Partisë Demokratike para minstrave të BE-së

Pasardhëse

Lulzim Basha paralajmëron zhvillime të reja, zbulon lëvizjen e radhës të Partisë Demokratike para minstrave të BE-së

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.