• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ilir Meta bën fakt të kryer humbjen e zgjedhjeve, përgatit militantët për skenarë kaosi e dhune, paralajmëron luftë pas 25 prillit

18 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
1.2k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti Ilir Meta ka nisur të përgatisë militantët e LSI për dhunë para e pas zgjedhjeve të 25 prillit. Dje ai u ka dërguar një letër institucioneve vendase dhe të huaja ku ngre shqetësimin se PS po minon demokracinë para zgjedhjeve, por kjo nuk është lëvizja e vetme, pasi Meta po përgatitet për tensione.

Një gazetë pranë tij ka bërë dje një kryeartikull ku shprehej se opozita duhet të përgatitet jo vetëm për të fituar me votë, por edhe me dhunë. Sipas kësaj të përditshme, Rama do i vjedhë zgjedhjet dhe prandaj opozita duhet të jetë e përgatitur për përplasje force. Sipas saj kjo qeveri nuk rrëzohet dot me zgjedhje.

“Opozita duhet të përgatitet për çdo skenar përballje pasi flitet për jetë a vdekje mes dy botëve: botës së krimit të rilindjes dhe botës së qytetarëve që duan një ndryshim dhe jetën më të mirë”, – thuhet në artikull.

Pra duket qartë se kreu i shtetit po mobilizon votuesit e tij në dy aspekte. Së pari po u jepet mesazh që të mbrojnë me forcë votën duke i përgatitur për dhunë dhe përplasje fizike. Por elementi tjetër është se nëse PS i fiton zgjedhjet atëherë do të ketë luftë. Po ashtu kreu i shteti duket se e bën fakt të kryer humbjen e zgjedhjeve dhe po bën gati çetën për të luftuar me PS.

Meta në një linjë me Berishën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë ai i cili vazhdimisht ka dhënë sinjale se mund të kemi kaos dhe dhunë pas zgjedhjeve. Javët e fundit në disa dalje publike ai është shprehur hapur se opozita duhet të përgatitet për një 20 shkurt të dytë nëse Rama prek zgjedhjet. Më 20 shkurt ra busti i diktatorit Hoxha dhe Berisha ka kërkuar që të ndodhë e njëjta gjë me Ramën, pra të rrëzohet me forcë.

“Nëse më pyesni personalisht jam kundër e kam thënë dhe publikisht, gjykimi në retrospektivë është i thjeshtë. Me rëndësi që largimi nga Parlamenti nuk soli efektet për të cilat u projektua dhe nuk duhet të ndodhë më në të ardhmen. Beteja parlamentare është parlamentare, pavarësisht nga bullizmi dhe keqtrajtimi i opozitës, çdo shkelje ligjore, duhet qëndruar aty. Ky është mësimi që marrim”, – tha Berisha pak kohë më parë.

Meta flet për sherrin te FRD

Dje presidenti dha një prononcim për mediat, ku sërish sulmoi qeverinë dhe dha sinjale përplasje. Ai u ndal mbi sherrin te FRD, ku tha se dhuna e ushtruar nga ana e policisë bashkiake në praninë e presidentit, tregon se kemi të bëjmë me një bandë që kërkon të kapë institucionet.

Por këtu shtoi se Presidenca është një kala e papushtueshme.

“Sot duhet të ishin marrë në ndjekje penale të paktën për shpërdorim detyre përveç zgjidhjes me vetëgjyqësi. Këto gjëra zgjidhen me marrëveshje mes dy palëve ose në gjykatë. Të ushtrosh dhunë me persona civilë dhe në prezencë të presidentit tregon se kemi të bëjmë me një bandë që kërkon të nënshtrojë çdo institucion. Presidenca është një kala e papushtueshme në një shtet ku të gjitha institucionet janë të kapura nga ana e partisë shtet. Falë qëndresës së presidentit dhe popullit heroik të marsit do të rivendoset demokracia në të gjitha institucionet”, – tha ai.

Presidenti iu përgjigj edhe deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili ka thënë se Meta kërkon të pengojë reformën në drejtësi. Përgjigjja e Metës lidhur me këtë deklaratë të kryeministrit është se sipas tij reforma s’mund të jetë më e kapur se ç’është tani.

Paraardhëse

A do ketë bashkëpunim me Ramën për qeverinë e re? Monika Kryemadhi zbulon planin e LSI

Pasardhëse

Pritet të nisë së shpejti, zbulohet juria e ‘Kënga Magjike’, kush janë emrat e njohur të skenës që pranuan ftesën e Ardit Gjebresë

Pasardhëse

Pritet të nisë së shpejti, zbulohet juria e 'Kënga Magjike', kush janë emrat e njohur të skenës që pranuan ftesën e Ardit Gjebresë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.