Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ishte i ftuar në ‘Dita Jonë’ tha se rrotacioni politik është i nevojshëm për të gjithë dhe sipas tij, Lulzim Basha është kryeministri i ardhshëm i vendit.
“Unë mendoj se një propozim alternativ nuk mund të qëndrojë vetëm në denoncimin e korrupsionit, apo të kritikës, nuk mund të qëndrojë kurrë me të keqen, por edhe mbi një propozim optimist. Ne gjykojmë se i gjithë ky denoncim i vazhdueshëm duhet shoqëruar me një alternativë të re, e cila jep shpresë.
Ne duam të bëjmë një regjim që nëpunësin e thjesht ta bëjmë të ndihet i qetë dhe të mos mendojë nëse do të ndërrohet qeveria apo jo. Kjo që po vjen është për të gjithë. Unë them që kjo është shpresa e Shqipërisë. Unë jam i mendimit që duhet të falet edhe ai që ka gabuar haptazi në emër të partisë. Duhet ta thyejmë këtë lloj zinxhiri pervers që kemi.
Teza e vjetër e Ramë i thotë shqiptarëve që nuk do të vijë ndonjë alternativë e re, Berisha e të tjerë, jo Basha me ide të reja. Basha është i paprovuar për kryeministër. Me tezën e Ramës i bie që shqiptarët të zgjedhin mes dy të majtave. Ku shkoi historia 30-vjeçare e mijëra të rinjve, të cilët u munduan ta spostojnë Shqipërinë nga komunizmi? Alternativa e vërtetë është Basha me grupin e tij, është e djathta e tij. Basha do të jetë kryeministri i ri”, – u shpreh Shehi.
Diskutime rreth kësaj post