• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ilir Demiliaj kritikon Yuri Kim: Ka shkelur rolin e saj si diplomate

6 August, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
50
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti i njohur, Ilir Demaliaj ka kritikuar ditën e sotme Ambasadoren amerikane, Yuri Kim për ‘urdhrin’ e saj që Sali Berisha të mos futet në parlamentin e ri në shtator, duke theksuar se ajo ka shkelur rolin si diplomate.

Në një lidhje dirkete për median, Ilir Demaliaj e quajti të papranueshme sjelljen e Yuri Kim, e cila sipas tij jep urdhëra në oborrin e PD-së. Gjithsesi, Ilir Demaliaj e pranon që shpallja non-grata e Berishës është bërë duke pasur materiale në lidhje me këtë dhe jo siç thotë ish-kryeministri për arsye se ai ka mbrojtur kufijtë e Kosovës.

“Shpallja non-grata e Berishës është marrë nga një shtet partner, që ka materiale në lidhje me kete. Nuk mendoj se këtë vendim e kanë marrë siç thotë Berisha, që e kanë marrë për qëndrimet e tij për mbrojtjen e Kosovës, sidomos që tashmë është Biden, një mbështetës i Kosvës. PD sot është pa asnjë fuqi, e shkatërruar në çdo drejtim, dhe kjo falë edhe Berishës. Berisha po bën përpjekje si ai njeriu i zënë me shpatulla pas murit. SHBA-të e kanë mbështetur Berishën edhe duke ditur zullumet e tij në vitet 96/97, dhe megjithatë Berisha largohet si njeriu i goditur rëndë nga vendi që e ka përkrahur. Berisha ka lejuar korrupsionin galopant, kur ai thotë nuk mund të gjeni korrupsion“, tha Demaliaj.

Ai shton se Berisha kot e ka që kërkon të futet në shtator në Parlament, pasi tashmë ai është një pensionist dhe do të tallen me të përshkak të situatës së tij.

“Sigurisht që Ambasadorja luan politikën e shtetit partner. Ambasadorja vjen nga Administrata Trump, që bëri marrëveshjen e 4 dhjetorit. Ambasadorja ka shkelur rolin e saj si diplomate. Ka bërë ultimatum në oborrin e PD. Pavarësisht kush është Sali Berisha, ajo nuk mund të shkojë të bëjë sikur është ajo mbi te tjerët. Të gjithë duam që të ketë transparencë për politikanët. Nuk mund të flasësh për vendosje të sistemit të drejtësisë, sepse Amerika ka drejtësi të barabartë. Nuk është për disa e njerkës dhe disa e nënës. Berisha është një pensionist. Kot shkon në parlament, sepse për mendimin tim do të tallen keq me të në parlament në këtë situatë që është. Ka krijuar një shije të keqe te qytetarët, sepse nuk kanë besim te drejtësia. Qeveria shqiptare është një bande kriminale, ashtu siç ka qenë më parë qeveria Berisha. Ambasadorja bëhet palë me këto. Bëhet palë me krimin“, theksoi ai.

Paraardhëse

‘U detyrova të gënjej njerëzit për legalizimet’, Caslli: Artan Lame nuk meriton të jetë në atë zyrë

Pasardhëse

Trajneri i PSG-së “trazon ujërat” për të ardhmen e Messit: Ka bisedime, por do flasim së shpejti

Pasardhëse

Trajneri i PSG-së “trazon ujërat” për të ardhmen e Messit: Ka bisedime, por do flasim së shpejti

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.