• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Ikja e një njeriu të padorëzueshëm!

3 December, 2016
në Opinion
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Nga Mero Baze

Andrea Stefani është larguar nga jeta duke luftuar deri në minutën e fundit. Dje në mëngjes, një miku ynë i përbashkët më tha se operacioni i fundit në Itali, rezultoi pa shpresë dhe i vetmi që vazhdonte të kishte shpresë ishte vetëm Andrea. Edhe ai vetë ndjehej ngushtë, që ishte më i dobët se Andrea në këtë betejë.

Sot nuk ia doli dot më.

Kur e kam njohur në fillim të viteve ’90, kur ishim gazetarë të rinj, më bëntë përshtypje një fakt: Askush nuk mund t’ia zhvendoste atij axhendën e vetë personale si gazetar. Ishte duke punuar tek “Gazeta Shqiptare” në vitin 1994 mos gaboj, kur iu vu dita-ditës në mënyrë manuale, të merrte kursin e dollarit në tregun e zi, që lëvizte pa ndonjë rregull të veçantë dhe ai donte të gjente mekanizmin që e lëvizte. Ishte si të kërkoje gjilpërën në kashtë, në një ekonomi pa rregulla, informale, pa prodhim kombëtar dhe pa banka e bursa.

Andrea për një muaj resht shkonte tek tregu para Bankës, mbante shënim dhe kthehej. Në fund kishte gjetur mekanizmin. Kishte krahasuar luhatjet e dollarit me autobotet e naftës që hynin në Kakavijë për në drejtim të Hanit të Hotit ku kalonin kontrabandë, duke thyer embargon me ish-Jugosllavinë. Gjithçka përputhej. Kontrabanda diktonte kursin. Shkrimi i tij i shkuitër i kishte ngrënë gati një muaj, por unë e mbaj mend dhe pas 22 vjetësh. Është rasti kur këmbëngulja të bën gazetar dhe nuk të devijon nga e vërteta. Formimi i tij bazal ushtarak dhe pastaj studimet në fakultetin Ekonomik, e bënë atë një gazetar të disiplinuar dhe ndoshta themelues i ri gazetarisë së re ekonomike, pas viteve ’90-të.

Ky tipar i tij mendoj se dominoi jetën e tij si gazetar. Ishte nga ata gazetarë që nuk i shmangej kurrë pozicionit. Mbante qëndrim edhe pse shpesh me shumë emocion dhe patetizëm, në përpjekje për t’i dhënë forcë protestës me atë që nuk pajtohej.

Drejtoi për një kohë të gjatë një projekt antikorrupsion dhe lidhjen e tij me gazetarinë inevstigative, botoi një libër për projektet korruptive të qeverive shqiptare gjatë tranzicionit, dhe mbeti një kritik i fortë kundër politikanëve që kanë kapur institucionet e shtetit shqiptar dhe i përdorin ato për të garantuar mosndëshkueshmërinë.

Deri në fund të jetës së tij edhe nga spitali vazhdoi të shkruante pa u kuptuar se vuante nga ajo sëmundje e rëndë. Përveç një rrethi të ngushtë miqsh e shokësh, ai nuk kishte dëshirë ta ndante këtë fat me të gjithë. Ishte i bindur se dhe këtë betejë do ta fitonte. Bile deri dje mbasdite mendonte se në një klinikë tjetër në Gjermani, mund t’ia dilte. Më shumë se sa bindje, ishte një shpresë që vinte nga formimi i tij i njeriut të padorëzueshëm.

Sot dështoi të parashikimin e tij si analist i sëmundjes së vet. Një herë që doli jashtë fushës së vet rezultoi i pafat si analist. Edhe pse nuk ka asnjë arsye të ndjehet fajtor për këtë, ai me siguri që është duke turfulluar për pabesinë e sëmundjes dhe gjërat që la gjysëm pa bërë, për fëmijët dhe gruan e tij që la pas. Dhe natyrisht mijëra punë të tjera që do bënte si gazetar!

Paraardhëse

Rama: Stefani, një patriot i mirë e gazetar i pakompromistë

Pasardhëse

Horoskopi ditor, e diel 4 dhjetor 2016

Pasardhëse
horoskopi ditor

Horoskopi ditor, e diel 4 dhjetor 2016

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.