• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

Igli Tare shuplakë Armando Dukës: FSHF-së i duhen emra të rinj

21 November, 2017
në Sport
0
21
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Igli Tare është vlerësuar sërish si një nga drejtuesit më të suksesshëm të Serisë A. Por a do të vijë ai një ditë në Tiranë për të sjellë këtë eksperiencë?

Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, Tare flet për planet e tij, duke lëshuar akuza të forta për ndeshjet e paracaktuara të kampionatit shqiptar. Ndërkohë që kërkon ndryshime në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit.

***

Igli Tare: Është thjeshtë vlerësimi i punës. Është një meritë edhe e grupit, stafit që kam dhe që punojnë me mua bashkë. Sepse pa ndihmën e tyre është shumë e vështirë që t’i realizosh këto objektiva ose këto çmime me të cilat na vlerësojnë.

TCH: Ju konsideroheni tashmë edhe si flamurmbajtësi i pjesës shqiptare sa i përket sportit. A keni pasur ndonjëherë mirënjohje nga Shqipëria për pjesën post-futbollit të luajtur?

Igli Tare: Nuk e di ta vlerësoj ose gjykoj këtë aq sa duhet, sepse nuk jam dhe nuk jetoj aty nga afër. Kam shumë njerëz në Shqipëri, të cilët më përshëndesin rrugës sa herë që jam atje, ose që më japin vlerësimet e tyre. Kjo është pjesa më e bukur që unë ndjej, sepse fakti që i bëj krenarë për këto rezultate që këtej në botën tonë, është diçka domethënëse për mua.

TCH: Për pjesën zyrtare?

Igli Tare: Nuk më pëlqejnë këto lloj diskutimesh. Jam i linjës që çdokush ka linjën e tij dhe rrugën e tij në jetë. Jam i bindjes që nëse jeta ime është e lidhur me këto gjëra, nuk do të ecë kurrë përpara. Fokusohem tek puna ime, te rezultate e mbi të gjitha, pasojë është më pas vlerësimi që merr nga bota ku punoj këtu. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Tashmë, unë nuk jam prej shumë vitesh i lidhur me Shqipërinë, jam më i lidhur me Italinë. Për mediat shqiptare është një gjë që vjen mbas vlerësimit që marr këtu.

TCH: Nëse ju pyesim si menaxher skuadre, çfarë ju mungon sportistëve shqiptarë që të luajnë në ekipe të mëdha. As Europiani nuk pati ndonjë efekt të madh…

Igli Tare: Për sa i përket lojtarëve nga Shqipëria, nëse bëhet fjalë për Italinë është shumë e vështirë sepse edhe rregullat e kampionatit italian nuk e lejojnë. Janë një ose maksimumi dy ekstrakomunitarë që mund të lejohen. Si dhe niveli i futbollistëve shqiptarë nuk është i duhuri për t’u marrë në konsideratë nga kjo ligë. Besoj që në ligat e tjera është diçka më e lehtë. E vetmja gjë që mund të bëhet është që të gjithë komponentët e futbollit aty në Shqipëri të punojnë në mënyrë që të rritet niveli i futbollit shqiptar. Të mos jetë vetëm Skënderbeu si qershia mbi tortë, por të jenë edhe skuadrat e tjera që kanë potencial për të përfaqësuar futbollin shqiptarë në arenën ndërkombëtare. Dhe mbi të gjitha, të eliminohet absolutisht ajo që është plaga më e vjetër e futbollit shqiptar. Duhet të dalin komplet nga problematikat me ndeshjet e kombinuara ose me bastet.

TCH: Cili është një talent i veçuar nga Shqipëria?

Igli Tare: Isha dy ditë në Tiranë dhe pata mundësinë që të ndiqja edhe U19 me Malin e Zi dhe nuk pashë diçka të veçantë. Nuk i ndjek shumë nga afër prej kohës së limituar. Me informacionet që kam, janë disa lojtarë të U-17 që kanë një retrospektivë premtuese për të ardhmen, por duhet t’ia lëmë kohës. Gjëja më e mirë është që këto lojtarë të kenë mundësinë që të luajnë në kampionate më kompetitive se kampionati shqiptar. Ajo do ta ndihmonte shumë rrugën e tyre.

 
Paraardhëse

“Rruga e Elbasanit” dhe guroret e pandëshkuara të Tomorrit

Pasardhëse

Tiranë, 400 mijë lekë për t’u futur pa radhë në operacion

Pasardhëse

Tiranë, 400 mijë lekë për t'u futur pa radhë në operacion

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.