• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Identifikohen policët e dhunës barbare në Korçë: Në qeli policia s’ka kamera, familjarët filmojnë trupin në morg

19 May, 2018
në Aktualitet
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Policia ka identifikuar efektivët që hynë në qelinë ku mbahej Enea Ftoj në komisariatin e Korçës.

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave që po heton vdekjen e të arrestuarit ka marrë kamerat e sigurisë që ndodhen vetëm në korridoret e komisariatit.

Aty duken policet që kanë hyrë e kanë dalë nga qelia, ndërsa në dhomën e izolimit nuk ka kamera sigurie. Emrat e policëve të dyshuar për ushtrim dhune nuk bëhet të ditur, ndërsa bashkëshortja e viktimës, ka dëshmuar se i shoqi i kishte përmendur dy emra policësh, Alqi dhe Kreshniku.

Për të hetuar në lidhje me ngjarjen në drejtorinë e Policisë së Korçës ka shkuar edhe drejtuesja e Shërbimit të Brendshëm në polici, Anila Trimi.

Arsyet e vdekjes së 27-vjeçarit Enea Ftoj nuk janë bërë ende publike, ndërsa thuhet se atij i ka ndaluar zemra, por siç pretendojnë familjarët, 27-vjeçari është rrahur aq sa i janë shkaktuar hematoma në disa pjesë të trupit. Familjarët e tij e filmuan të ndjerin në morg për të faktuar dhunën.

Enea Ftoj ishte arrestuar për akuzën e vjedhjes me dhunë dhe sipas informacioneve ishte edhe përdorues i lëndëve narkotike. 27-vjeçari i kishte rrëmbyer varësen një gruaje në rrugë dhe policia e kishte kapur dhe mbyllur në qeli.

Ai pritej të dilte para gjykatës, por familjarët atje mësuan se Enea kishte vdekur. Nga verifikimet e para, sipas burimeve, SHÇBA ka identifikuar të gjithë punonjësit e policisë të cilët kanë qenë në detyrë ditën e mërkurë.

Për rastin e rëndë SHÇBA ka bërë referimet përkatëse edhe në prokurori ndërkohë që i është marrë kallzim edhe bashkëshortes së të ndjerit.

Paraardhëse

Ikën Donald Lu, politika amerikane mbetet

Pasardhëse

I moshuari ndahet nga jeta, i lë 1 milion euro trashëgimi qenit që i shpëtoi jetën

Pasardhëse

I moshuari ndahet nga jeta, i lë 1 milion euro trashëgimi qenit që i shpëtoi jetën

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

Nga lajme
20 March, 2026
0

Me përfundimin e muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë Fitër Bajramin – një nga festat më të rëndësishme...

Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.