• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Idajet Beqiri plas ‘bombën’: Pse nuk arrestohen ‘peshqit e mëdhenj’? Ky është një problem serioz

1 June, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
299
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Reforma në drejtesi apo SPAK, janë çështje shumë të përfolura kohëve të fundit. Lidhur me këtë, avokati Idajet Beqiri ka folur për problemet në Reformën në Drejtësi dhe SPAK-un që po vonon për të arrestuar “peshkun e madh”.

Beqiri theksoi se Amerika i bëri thuratën më të çmuar Shqipërisë, por SPAK-u sipas tij po vonohet për të dhënë rezultatet e dëshiruara. Gjithashtu Beqiri theksoi se është bërë një punë e mirë për të pastruar sistemin e drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar por ka pasur edhe gabime.

“SPAK dhe Byroja e Hetimit ka qenë dhurata më e bukur dhe më e çmuar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë kombit shqiptar. Por problemi është që a po e justifikojnë këta veten e tyre? A janë në lartësinë e detyrës? Vajti 3 vjet veprimtari dhe në 3 vjet pritshmëritë ishin të larta, dhe steka duhet të ishte nga maja e piramidës dhe të vazhdonte poshtë. Kurse SPAK-u e nisi nga bishti dhe nuk ka vajtur as në gjysmën e rrugës, ky është një problem serioz. Nuk është ngjitur lart ky është defekti i SPAK-ut.

Skepticizmi? Duhet ta shikojmë realitetin drejtpërdrejt në sy dhe nuk duhet t’i bëjmë qefin vetes. Reforma në Drejtësi ishte e domosdoshme, Reforma në Drejtësi ka prekur aty ku dhembte plaga dhe fakti që 60% kanë dalë nga sistemi do të thotë që reforma në drejtësi është futur thellë. “Kirurgu” po vazhdon me thikën e vet, këtu nuk do të thotë që po gabon. Në këtë mënyrë ka nxjerrë nga sistemi shumë prokurorë dhe gjykatës. Por ka edhe gabime, gjykatësi Niko Rrapi ishte për gjykatën e lartë, ishte nga më të mirët, kurse këta e nxorën e hodhën në rrugë. Lexo mendimet dhe qëndrimet e tij. Ose Artan Laze, a hiqet ky nga sistemi? Nuk janë gjyqtarë që kam unë simpati por është realiteti. Janë hequr disa që nuk duheshin hequr, megjithatë thika e kirurgut është futur aty ku duhet dhe ka kryer operacion të mirë.

Problemi është që ata që janë dhe ata që po vijnë nga Shqipëria. Duke ardhur nga Shqipëria ata kanë dëgjuar korrupsionin sepse është një infeksion që kalb të gjithë. Duhet kohë që të shkojmë aty ku duhet. Gabuam në Vettingun që bëmë dhe gabuan rënë dhe nuk po rikuperojnë gabimet sepse boshatisën sistemin, boshatisja e sistemit e çoi këtë popull në drejtësinë e vonuar dhe që është e mohuar do s’do ta pranosh. Në këtë aspekt është faj i rëndë duhet të ndryshohet Kushtetuta, prurjet duhet të vijnë nga juristë dhe avokatë që mund ta bëjnë më së miri rolin e gjykatësit apo prokurorit në mënyrë perfekte. Qoftë edhe të komanduar mund të ishin që të ishte sistemi i mbushur me qëllim që të mos shkojë stoku në gjykatën e lartë”, u shpreh Beqiri.

Paraardhëse

“Ka ardhur koha për një ndryshim si në vitet ‘90”, mesazhi i ish-ambasadorit: Shqipëria të çlirohet nga fantazmat e tmerrshme të së kaluarës

Pasardhëse

Majlinda Bregu presidente? Taulant Balla bën deklaratën e papritur për ish-deputeten e PD

Pasardhëse

Majlinda Bregu presidente? Taulant Balla bën deklaratën e papritur për ish-deputeten e PD

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.