• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Idajet Beqiri plas “bombën”: Meta i dha dajës së tij tender 500 mln lekë

13 September, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
116
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati Idajet Beqiri ka folur për një aferë të pa lakuar më parë, me protagonist Illir Metën. Sipas avokatit, Ilir Meta i ka dhënë dajës së tij inxhinier një tender me vlerë 500 milionë lekë kur ishte kryeministër 20 vite më parë. Bëhet fjalë për rikonstruksionin e Spitalit të Çorovodës, ku sipas Beqirit, Meta, me paratë publike, i ka blerë edhe një dyqan shoqëruesit së tij me vlerë 80 milionë lekë.

Beqiri i sugjeron Metës të dorëzohet sa më parë në SPAK dhe të bashkëpunojë me drejtësinë, pasi në këtë mënyrë do të ketë rrethana lehtësuese.

Reagimi i plotë:

“IM i dosjes së ish- Sigurimit të Shtetit me nr. 2565, me 147 faqe brenda, ka thirrur një protestë “interesante”, protestën për të larguar sadopak nga vetja “flamën” që ka mbi krye, rrjedhojë e veprimtarisë së tij keqbërëse për më shumë se 32 vjet.

I bindur që pasi të linte “kullën e fildisht” të Presidencës, ku qëndroi i ngujuar për 5 vjet, duke hedhur “vickla” herë pas here për të bërë “trimin” si një njeri që kishte lindur “1000 metra mbi nivelin e detit”, do t’i vinte dita të jepte llogari para ligjit për plotë 43 aferat e rënda korruptive që ka bërë gjatë kohës që ka qënë në detyra të rëndësishme shtetërore, vrapoi të krijonte “shpk” e re, Partinë e Lirisë, me qëllim që përmes saj të mbaj ende veten dhe organizatën e tij të mirëfilltë kriminale me “imunitet” politik! Për të treguar se është në gjendje të bëjë destabilitetin e vendit me “popullin e 2 marsit”, thërret shqiptarët në protestë, me qëllimin e vetëm që të trego se, “po më prekët mua për korrupsionin që kam bërë”, këta “ushtarë” protestues “do më dalin zot”!

Në fakt me këto metoda, sikurse me “kamikazet” e tij të tipit Silva Caka, me Kërpaçen apo kopaçët dhe kopaçet e tjera, të cilët janë lëshuar si “qenushe” dhe “qen” të tërbuara në portale, studio, apo konferenca shtypi për të shpifur dhe gërmuar në “histori” ku gjejnë “qen” të ngordhur, nuk trëmbin dot as sorrat, që po ju nxjerrin sytë. Shqiptarët janë të mënçur dhe ka ikur ajo kohë që bëheshin “mish për top ” për interesat korruptive të Ilir Metës dhe Sali Berishës!

Ilir Meta(j) të heq përfundimisht dorë nga rruga kriminale e “vetëmbrojtjes”, duke shtuar zullumet e tij edhe me implikimin e personave të tjerë të “shpk-së së Lirisë”, dhe të vet dorëzohet në SPAK. Ka zgjedhur rrugën më të gabuar, e cila do t’a bëj “katastrofë” pozitën e tij, duke tentuar të shantazhojë ata që denoncojnë krimet e tij. Do t’a ketë shumë më të lehtë t’i zbërthej vet të 43 aferat korruptive që ka bërë, sepse vet dorëzimi dhe pendimi i thellë janë rrethana të rëndësishme lehtësuese.

Shqiptarët e kanë njohur prej kohësh Sali Berishën dhe Ilir Metën, dy personazhet më dëmësjellës të kombit shqiptar, pas pushtimit 500 vjeçar otoman! Shqiptarët kanë qënë të detyruar dhe të dënuar të kenë sundues të tillë në krye të shtetit dhe qeverisë, sepse u janë imponuar me forcë, me shantazhe, me dhunë, me vjedhje dhe grabitje, këto dy monstra.

Skraparllinjtë e mirë, prej kohësh i bënë të ditur Shqipërisë dhe shqiptarëve se kush ishte Ilir Met(j) i Çepanit! Me humorin e tyre të hollë dhe sarkazist, ata prej kohësh paralajmëruan që të bëhej kujdes me të sepse, që kur ishte fëmijë, kishte “dorë”! “Ka qënë shumë i shkathët që kur ishte i vogël qerratai”, të thonë në Çepan. Kur vinte me pushime në fshat, kishte shumë vjedhje të litarëve të gomerëve. Sapo humbiste ndonjë litar gomeri, pyesnimn, “mos ka ardhur djali i Rexhepit, se ka dorë ai shejtan”!

Këtë punën “e dorës” Ilir Meta(j), si ves, nuk e hoqi për të 32 vjetët në politikë dhe si drejtues pa asnjë meritë në qeveri dhe në pushtetet e tjera, duke shkuar nga litarët e gomerëve, te Floriri i Krrabës, të cilën ja ka provuar vet Sali Berisha dhe Genc Pollo etj., në Kuvendin e Shqipërisë.

Afera më e pastër korruptive, të cilën e kanë denoncuar bashkëfshatarët e tij në Skrapar, për të cilën Ilir Meta duhet të rrëfehet vet në SPAK, pa pritur kallëzimin penal, është ajo për rikonstruksionin e Spitalit të Çorovodës.

Duke qënë Kryeministër, me firmën e tij, aprovoi dhe adresoi tenderin 500 milion lekë për rikonstruksionin e Spitalit të Çorovodës. Që të ishte i sigurt për të futur në xhepin e tij “pjesën e luanit”, tenderin ja dha dajos së tij “V.M”, inxhinier.

Drejtori i spitalit që do të rikonstruktohej ishte kushëriri i tij i parë M.N. Për t’a bërë më të plotë këtë aferë korruptive, kënaqi edhe shoqëruesin e tij, të cilit i bleu “sa frëngu pulën” një karakatinë “dyqan” për 80 milionë lekë, sepse “i hynte në punë Spitalit”!

Kur e pyetën drejtorin e spitalit që, megjithë këto ambiente që ka ky spital, përse e donte t’a përfshinte në rikonstruksion këtë karakatinë dyqan pa vlerë, kushëriri i parë “i Like Floririt” ju përgjigj: “Po ja, mund të bjerë ndonjë antraks dhe na duhet”!

Kjo është një prej 43 aferave të tjera korruptive të Ilir Metajt.

Ndaj, nëse e ftoj të shkoj me vrap në SPAK dhe të vet dorëzohet, duke dhënë shpjegime për gjithçka kriminale që ka bërë ndaj pasurisë kombëtare dhe xhepave të shqiptarëve, këtë ja them për të mirën e tij.

Nuk të shpëtojnë dot “mitingjet” Ilir, as shantazhimet e denoncuesëve të krimeve të tua. Të ndihmon vetëm pendimi i thellë dhe kthimi i gjithçkaje që ke vjedhur, në xhepin e shqiptarëve.”-shkruan Beqiri,

Paraardhëse

Gazetari i njohur zbulon formulën si mund të lulëzojë Shqipëria: SPAK duhet të arrestojë Berishën, Metën dhe Ramën

Pasardhëse

Idajet Beqiri jep detaje të bujshme: Bashkëshortja dhe fëmijët e Ilir Metës janë të përfshirë në afera korruptive

Pasardhëse

Idajet Beqiri jep detaje të bujshme: Bashkëshortja dhe fëmijët e Ilir Metës janë të përfshirë në afera korruptive

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.