• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

‘I zuri vendin’ në emisionin investigativ, ja si reagon Delinda Disha kur krahasohet me Rozana Radin

5 October, 2022
në Rozë
0
541
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Prej vitesh ka qenë pjesë e emisioneve të humorit si ‘Portokalli’ dhe së fundmi ‘Klanifornia’, por tashmë aktorja Delinda Disha ka nisur një aventurë të re, duke ardhur në ekran si moderatore. Këtë sezon Delindën e kemi parë si moderatoren e një emisioni investigativ, konkretisht në emisionin ‘Xhadat’ krah moderatores Fiori Dardha.

Gjatë një interviste të dhënë në “Natë me Aulonën”, Delinda u shpreh se ka marrë shumë reagime për largimin e saj nga “Klanifornia” drejt një emisioni komplet ndryshe.

Gjithashtu moderatorja shtoi se propozimi fillimisht i ka ardhur nga Fjori Dardha, me të cilën zbuloi se kishte njohje më përpara.

“Ishte e çuditshme dhe e papritur. I njejti fenomen ka ndodhur edhe kur ika na “Portokallia” për të shkuar te “Klanifornia” dhe me sa duket po ndodh përsëri i njëjti reagim. Mbyllëm sezonin, ishte shumë i suksesshëm në “Klanifornia”, mua më erdhi propozimi nga televizioni dhe konkretisht nga Fjori. Me Fjorin njihemi edhe më përpara. Ishte një propozim që më pëlqeu duke analizuar edhe situatën e kabaretit, që të them të drejtën nuk është në kohët e tij më të mira. Bëmë një audicion, me sa duket isha e lindur për këtë gjë. Jam shumë mirë, është diçka që nuk sforcohem. Pas puntatës së parë isha kurioze për reagimin e publikut, dhe komentet kanë qenë shumë pozitive”– tregoi aktorja e humorit.

Më tej duke folur për raportin e saj me bashkë-prezantuesen e “Xhadat”, Delinda tha se kuptohen shumë mirë dhe ndjehet shumë mirë me Fjorin. Por kjo e fundit ka qenë krah Rozana Radit prej vitesh teksa nuk dihet arsyeja se përse Rozana është larguar nga emisioni. E pyetur në lidhje me krahasimet që i bën publiku asaj me Rozana Radin, Delinda tha se “nuk mërzitet” dhe i pranon.

“Unë nuk mërzitem. Që kur kam pranuar të jem person publik, t’i futem botës së artit, më lëndofshin apo jo do t’i pranoj të gjitha komentet pozitive dhe negative. Ama nëse ty të komentojnë pozitivisht do të thotë që diçka nuk shkon tek ty. Kanë qenë dy-tre komente por normalisht edhe Rozi ka publikun e vet, mëbshtetësit e vet, nuk kanë preferencë Delin kanë Rozin, kjo është gjë mëse normale. Mua nuk më vjen keq, përkundrazi, më vjen mirë që Rozi ka lënë imazhin e saj, figurën e saj tek ky emision”- tha Delinda, e cila pyetjes nëse Fiori e ka ngatërruar ndonjëherë me Rozanën iu përgjigj me “Jo”.

Ikja nga “Klanifornia” solli gjithashtu aludime për raportet e saj me aktorët e tjerë të spektaklit të humorit. Duke iu dhënë fund të gjitha dyshimeve, Delinda tha se ruan raporte shumë të mira me ish-kolegët e saj, ndërsa zbuloi edhe mesazhin e fundit me Turjan Hyskën.

“Normalisht që askujt nuk i vjen mirë askujt që dikush të iki nga ekipi. Nëse te Portokallia është stafi me 30-25, në “Klanifornia” ne ishim 10 aktorë dhe ishim goxha të ngushtë. Kishim krijuar atmosferën e një familjeje. Nuk iu erdhi mirë, por besoj se jeta vazhdon, unë kam raporte të mira. Me Turin, në mesazhet e fundit që kemi komunikuar më tha që Deli më vjen shumë keq por është zgjedhja jote dhe të uroj më të mirën”– zbuloi ajo.

Kujtojmë që edhe kur u largua nga “Portokalli”, Delinda mori me vete edhe partnerin e saj, Eldo Dishën. Lajmi u konfirmua në atë kohë nga vetë Delinda në një postim në “Instagram”. Eldo nuk është aktor por kostumograf bashkëpunoi me ‘Klanifornia’ pikërisht në atë pozicion. Dhe aktorja disa kohë më parë shkroi në Instastory se edhe në emisionin “Xhadat” do të jetë së bashku me bashkëshortin.

Paraardhëse

NATO sfidon Putinin, nxjerr në stërvitje ‘përbindëshin’ amerikan prej 13 miliard dollarësh

Pasardhëse

Kandidat i Opozitës për Tiranën? Epidemiologu Alimehmeti “godet” me përgjigjen e tij

Pasardhëse

Kandidat i Opozitës për Tiranën? Epidemiologu Alimehmeti “godet” me përgjigjen e tij

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.