• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

I vodhën stolitë e çmuara dhe mbi 100 mijë euro: Nga vjen pasuria marramendëse e Agnesa Vuthajt

15 July, 2022
në Rozë
0
162
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Disa ditë më parë ish-Miss Kosova, Agnesa Vuthaj, ra pre e një grabitjeje. Ajo denoncoi ngjarjen në Policinë e Kosovës, ku ka deklaruar se në shtëpinë e saj në Çagllavicë kishin hyrë disa grabitës.

Modeles i vodhën një shumë të konsiderueshme parash dhe stoli të çmuara ari. Ndërkohë që nga vetë Agnesa nuk ka patur asnjë reagim publik.

“Lidhur me këtë informatë është angazhuar njësia policore, ku e njëjta ka kontaktuar me sigurimin e lagjes dhe na njofton se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpinë e Agnesa Vuthajt, ku kjo e fundit nuk është prezente dhe kanë vjedhur mbi 100 000 (njëqind mijë) Euro para të gatshme dhe diku rreth 300 000 mijë euro gjëra të çmueshme duke përfshirë, ari, orë dhe bizhuteri të ndryshme”, thuhej në raportin e Policisë.

Tashmë Prokuroria Themelore e Prishtinës, po merren me vjedhjen, për të proceduar tutje nëse ka vepër tjetër penale.

Thuhet se kur Agnesa të intervistohet nga hetuesit do të tregojë se kush mund të jenë personat të cilët e kanë grabitur. Gjithashtu ekziston dhe mundësia që Vuthaj të pyetet edhe për pasurinë e madhe që i morën nëse i ka fituar nga katër bizneset të cilat i figurojnë në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve.

Në njërën prej tyre është pronare e vetme, e në dy të tjera me bashkë aksionar. “Klan Kosova” ka kontaktuar me Administratën Tatimore të Kosovës, të cilët premtuan përgjigje gjatë ditës se enjte, duke mos dhënë asnjë arsyetim në fund, ata janë shprehur se nuk mund të japin informacione, nëse ish- misi kosovar ka kryer obligimin ndaj shtetit.

Italian Prime Minister Offers to Resign, Italian President Rejects Resignation
Keep Watching
Bukuroshja përherë është aktive në rrjete sociale, duke ndarë kështu informacione rreth jetës dhe karrierës profesionale.

Ajo tashmë ka arritur të ngrejë biznesin e saj, duke prodhuar koleksione veshjesh të ndryshme. Përsa i përket jetës private, Agnesa është shumë e rezervuar dhe mundohet ta mbajë atë sa më larg syrit të publikut. 36-vjeçarja u përfol në media se po shijonte një romancë me biznesmenin indian 23 vite më të madh, Chetaan Sandesara, i cili në atë kohë kërkohej nga policia për mashtrim. Megjithatë, supermodelja i mohoi të gjitha thashethemet.

Paraardhëse

Rama, ky kryeministër krizash me Turqinë në krah!

Pasardhëse

Këshilltarja e Berishës Evi Angelakis-Kokalari shpenzoi dhjetëra mijëra dollarë vetëm për bileta e hotele

Pasardhëse

Këshilltarja e Berishës Evi Angelakis-Kokalari shpenzoi dhjetëra mijëra dollarë vetëm për bileta e hotele

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.