Roland Shahini, bashkëshorti i kryebashkiakes së Durrësit, Emirjana Sako, ka bërë një denoncim në policinë e Durrësit për vjedhjen e një automjeti ‘Audi A5’.
Makina e vjedhur ishte në përdorim të Shahinit, por e regjistruar në emër të kompanisë ‘Mektrin motors’, me administrator vetë Roland Shahinin.
Ai thotë se makina përdoret edhe nga familjarët e tij. Sakaq ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, apo nëse automjeti i Sakos ka qenë i parkuar diku.
Kujtojmë se Emirjana Sako u komandua si kryetare e Bashkisë së Durrësit pak muaj më parë, pas dorëheqjes nga funksionet të Zhuljen Varfajt për arsye shëndetësore.
Diskutime rreth kësaj post