Kuvendi votoi me 104 vota pro raportin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta. Analisti Artur Zheji ka përshkruar momentet kur deputetët e Kuvendit votonin në mënyrë të fshehtë për shkarkimin apo jo të Presidentit Ilir Meta.
Ai tha se i shihte shumë të qeshur në fytyrë dhe të gëzuar deputetët teksa votonin dhe kjo sipas tij është një mesazh.
“Po shoh shumë fytyra të gëzuara e të qeshura që po votojnë e ja bëjnë me dije Hysenit që ne po e votojmë shkarkimin, po të ketë gazetar invesitagtiv aty mund të peshkohen, se janë të qeshur shumë.
E ja bëjnë me sy Hysenit që ‘ej po e hedhim për shkarkim’ që dmth ‘mos ki merak marrëveshja është okej’. Ja i vetmi që nuk qesh është Rama, ja e vuri atë ‘hajt ta gëzosh”, – u shpreh Artur Zheji në News24.
Diskutime rreth kësaj post