• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

I pranishëm në Konventën e Demokratëve, Kurti reagoi dhe njëherë për hapjen e urës mbi Ibër, ja çfarë tha ai për aleatët

20 August, 2024
në Kosovë
0
22
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në punimet e natës së parë të Konventës Kombëtare Demokrate në Çikago. Në një intervistë ai konfirmoi se do të mbajë takime të rëndësishme dhe se kishte një ftesë zyrtare për të qenë pjesë e eventit. Kurti gjithashtu theksoi se nuk do t’i surprizojë aleatët lidhur me çështjen e urës së Ibrit.

“Me partnerët tanë evropianë dhe amerikanë ne asnjëherë, në asnjë situatë, nuk kemi dallime sa i përket qëllimeve, vlerave dhe parimeve. Nganjëherë rrallë, kemi dallime sa i përket strategjive, taktikave dhe operacioneve. Por, zakonisht këto dallime të jashtëzakonshme, sepse janë të rralla, bëhen lajme të mëdha. Ndërkaq përputhshmëria e zakonshme është ajo që nuk arrin të bëhet lajm. Edhe në këtë rast, kemi një situatë të ngjashme, ura mbi lumin Ibër është dashur të hapej atëherë kur është çliruar Kosova para 25 viteve. Ajo nuk është dashur të jetë e mbyllur atëherë kur u pavarësua Kosova para 16 viteve. Ajo është dashur të jetë e hapur edhe para tetë viteve, në bazë të marrëveshjes së Brukselit dhe planit të zbatimit.

Në këtë mënyrë, në jemi trefish të vonuar për shumë vite dhe ajo çfarë duam të bëjmë është veçse lëvizje e lirë për të gjithë qytetarët, mallrat dhe kapitalin. Në të dyja anët e lumit Ibër të ketë sundim të ligjit, që nuk e përjashton askënd dhe kjo paraqet vetë frymëmarrjen e shtetit demokratik. Duhet të na mirëkuptoni që ne mund të themi që sundimi i ligjit dhe lëvizja e lirë vlejnë gjithandej Kosovë, për të gjithë, tërë kohën, përveçse në urën kryesore mbi lumin Ibër. Jemi duke i dëgjuar me vëmendje të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet.

Kurrë nuk ka pasur më shumë konsultime dhe koordinim dhe jam optimist se do ta kemi edhe sundimin e ligjit dhe lirinë e lëvizjes në njërën anë, edhe paqen, sigurinë dhe qetësinë në anën tjetër. Hapja e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë nuk është kundër askujt. Ajo është për komunitetin serb, për shqiptarët, për boshnjakët dhe për të gjitha pakicat e tjera, si turqit, egjiptianët, ashkalinjtë dhe romët. Kjo është për të gjithë qytetarët e republikës tonë demokratike. Evropa i ka shembur të gjitha muret. Ne jemi në Evropë dhe duhet ta hapim edhe këtë urë”, tha Kurti.

Paraardhëse

Diplomat false “pushtojnë institucionet” në Malin e Zi, mbi 25 mijë punonjës me njohuri të rreme

Pasardhëse

Meta shmang Berishën, Romeo Kara zbulon prapaskenat e bujshme: Kanë të njëjtin hall

Pasardhëse

Meta shmang Berishën, Romeo Kara zbulon prapaskenat e bujshme: Kanë të njëjtin hall

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.