• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“I ndodhi Berishës, kurse tani e ka radhën Rama”, ish Presidenti tregon “fatin” e kryeministrave

26 July, 2018
në Aktualitet, Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi ka dhënë një deklaratë që mund të quhet si një “përkufizim” i asaj që i ndodh përgjithësisht kryeministrave shqiptarë, që qëndrojnë për dy mandate qeverisëse në pushtet.
I ftuar në emisionin “Repolitix” në Report tv, Bamir Topi u shpreh se tek kryeministri Edi Rama ka vënë re që po mbizotërojnë në sjelljen e tij politike tipare diktatoriale. Sipas ish Presidentit, Rama nuk ka asnjë zë kundër tij në qeveri dhe vendos vetë për gjithçka, ashtu siç edhe bëjnë të gjithë diktatorët.

“Kryeministrat në mandatin e dytë kanë simptoma diktatoriale. Ka ndodhur me Sali Berishën, tani po ndodh edhe me Edi Ramën. Në mandatin e dytë sillen ndryshe nga i pari. Në rastin e Ramës rëndon edhe më shumë.

Në fushatë ishte në kërkim të një marrje ekskluzive të pushtetit dhe në bazën e kësaj fushate, njerëzit thonë se, fakti që kryeministri thotë se na kanë prishur punë të tjerët në qeverisje, atëherë po ia japim timonin të na drejtojë i vetëm. Përdori një term vulgar, tepsia, kazani.

Çdo njeri nuk duhet të trembet, por duhet të luftojë, sepse i bën mirë edhe kryeministrit. Në këtë lloj ekzekutivi nuk ka zë të dytë. Kam edhe një këshillë shumë mirëqësore që unë do t’u bnëja politikanëve që të mos imitojnë me gjestikulacione liderin e tyre. Kjo ndodhte edhe me PD-në të cilët imitonin Berishën. Shoh ministra të qeverisë… Kam bindjen se nëse thonë njëherë jo, s’do jenë më aty, sepse ashtu është ndërtuar sistemi, listat në ekzekutiv janë ekskluzivitet i kryeministrit.”-tha Topi.

Bamir Topi foli gjithashtu dhe për figurën kundërshtare të kryeministrit, kryedemokratin Lulzim Basha.

“Për herë të parë dua të jap disa konsiderata, mund të konsiderohen edhe personale, por jo, janë politike. Z.Basha e kam takuar për herë të parë në janar 2005, kur ai erdhi në PD, unë isha kryetar i grupit parlamentar dhe nënkryetar i PD. Z.Basha ishte zgjedhur për të qenë në KOP, me një background, pamje dhe sjellje qytetarë. Pavarësisht situatave, këtë konsideratë s’e kam ndryshuar. Nuk e vlerësoj negativisht Bashën. Kur vjen puna politikisht, do kërkoja për interesat e vendit, një tjetër pozicion. Duket sikur ende Basha vuan influencën e Berishës. Ky është perceptimi im. Unë mendoj se kjo e dëmton. Aksioni opozitar duhet të jetë një aksion tjetër, jo më një opozitë deklaratash mediatike, apo mbledhje të aleatëve. Opozita sot duhet të jetë në terren.”-u shpreh ish Presidenti./Gazeta Express

Paraardhëse

Dëshmia tronditëse e shqiptarit që u kap nga tmerri i flakëve në Athinë (VIDEO)

Pasardhëse

Statistika e frikshme: 20 mijë shqiptarë vuajnë në ‘skllavëri moderne’

Pasardhëse

Statistika e frikshme: 20 mijë shqiptarë vuajnë në ‘skllavëri moderne’

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.