• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shëndet

I kemi të gjithë në shtëpi! Këto janë dy produktet më të domosdoshme për organizmin tonë, por edhe më të dëmshmet

13 July, 2021
në Shëndet
0
82
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Të gjithë e njohin shprehjen “gjella me kripë e kripa me karar” duke reflektuar nevojën për të ngrënë shëndetshëm, por pa e tepruar.

Por kur vjen puna tek kripa apo sheqeri, është shumë e vështirë t’u rezistosh.

Kripa dhe sheqeri luajnë disa role thelbësore për shëndetin tonë.

Truri ka nevojë për sheqer që të prodhojë energji, ndërkohë që muskujt kanë nevojë për kripë, por roli i tyre në shfaqjen e disa sëmundjeve është domethënës, sidomos kur konsumohen me tepricë.

AgroWeb.org ju njeh me ndikimin e kripës dhe sheqerit në shëndet, ndaj mos hezitoni të lexoni më poshtë.

Sheqeri

Ekspertët janë të shqetësuar më shumë për sheqerin e rafinuar dhe ëmbëlsuesit shtesë se sa sheqernat natyralë që gjenden tek frutat.

Sipas tyre, vërtet qumështi dhe lëngjet 100% të frutave përmbajnë sheqerna dhe kalori të shtuara, por ato përmbajnë edhe vitamina, minerale, proteina (në rastin e qumështit) dhe polifenolë (në rastin e lëngjeve) të dobishme për njeriun.

Mëlçia është organi i parë që e thënë troç, tronditet nga sheqeri duke punuar fort dhe prodhuar një nivel të lartë fruktoze.

Kjo shkakton një zinxhir reagimesh të metabolizmit që, sipas studimeve, çojnë në rritjen e niveleve jo normale të kolesterolit, nivelit të lartë të tensionit të gjakut, dhjamosjen e mëlçisë, dhe sëmundjet e zemrës.

Kripa

Organizmi i njeriut ka nevojë për kripë për të rregulluar lëngjet dhe përcjellë shkarkimet elektrike mes qelizave.

Tek njerëzit e shëndetshëm, një sasi mesatare e kripës është lehtësisht e përpunueshme.

Sasitë e tepërta të kripës nga ana tjetër kërkojnë më shumë kohë por shoqërohen me probleme afatgjatë shëndetsore.

Sasia e rekomanduar ditore është më pak se 2,300 miligram ose një lugë çaji.

Por, shumica e njerëzve nuk ua vënë veshin rekomandimeve.

Ata konsumojnë mesatarisht 3,400 miligramë, shumë më tepër se një lugë çaji.

Për vite me rradhë, ekspertët kanë pohuar se kripa shkakton një tepricë lëngjesh të depozituara në organizëm dhe presion të gjakut në vena, gjë që çon në rritje të tensionit të gjakut.

Kjo e fundit është shkaktare e shumë problemeve shëndetsore që kanë të bëjnë me zemrën, veshkat dhe shikimin.

Cila është më e dëmshmja?

As kripa e as sheqeri nuk janë shumë të rrezikshme, për sa kohë konsumohen në nivele të vogla.

Por nëse i vendosim ballë-për-ballë, ekspertët mendojnë se sheqeri me tepricë ka një ndikim më negativ në shëndetin e përgjithshëm.

Ekspertët besojnë se kripa është thelbësore për funksionimin e organizmit, ndërsa sheqeri jo aq i domosdoshëm, e mbi të gjitha i zëvendësueshëm me ëmbëlsues natyralë si mjalti etj.

Një studim i vitit 2014 i publikuar në Journal Diabetology & Metabolic Syndrome zbuloi se nga ana tjetër, sheqeri mund të rrisë ndikimin negativ të kripës.

Nëse dëshironi të mbani nën kontroll dozat e sheqerit dhe kripës, AgroWeb.org ju sugjeron të përqëndroheni tek burimet ushqimore të karbohidrateve siç janë;

drithërat e plota, bulmet, frutat dhe qëndroni larg ushqimeve që përmbajnë sheqerna të rafinuar dhe përbërës të përpunuar.

Paraardhëse

BE njoftoi se ka ‘progres në dialog’ sot, Kurti dhe Vucic merren me llafe

Pasardhëse

Vuçiqi do t’i reagojë Turqisë pse i shiti Kosovës automjete të blinduara ushtarake

Pasardhëse

Vuçiqi do t’i reagojë Turqisë pse i shiti Kosovës automjete të blinduara ushtarake

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.