• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

I joshnin me punë të mira më pas i nxirrnin në rrugë, arrestohet tutori shqiptar dhe partnerja e tij, shfrytëzonin gra dhe vajza si prostituta

18 June, 2023
në Kryesore, Lajme, Rajon
0
38
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Policia greke ka shkatërruar një grup prostitucioni, i cili drejtohej nga një 35-vjeçar shqiptar dhe nga partnerja e tij 40-vjeçare nga Uzbekistani.

Sipas asaj që raportojn mediat greke, shqiptari dhe parterja e tij u arrestuan nnga policia pas denoncimit që bëri një grua, e cila shfrytëzohej për prostitucion nga ky grup kriminal.

Rrjeti i trafikut u çmontua pas tentativës së një gruaje për t’u arratisur nga “kthetrat” ​​e bandës, si rezultat i së cilës ajo u shpëtua nga banorët e sheshit Vathi të cilët lajmëruan Policinë.

Si funksiononte rrjeti?

40-vjeçarja dhe partneri i saj 35-vjeçar “peshkuan” vajza të reja nga Uzbekistani, duke u ofruar punë “të arta” në Greqia.

Vajzat silleshin në mënyrë ilegale dhe më pas i mbanin në kushte çnjerëzore.

Tutorët kishin nën kontroll dy shtëpi publike, në rrugën Iasonos në zonën Omonia dhe në rrugën Kolonou në Metaxourgeio, aty ku edhe i shfrytëzonin vajzat.

Vajza me origjinë nga Uzbekistani mësoi nga një i njohur një punë në Greqi me rroga të mira.

Për shkak se ajo ishte në gjendje të keqe financiare, ajo ka kontaktuar me 40-vjeçaren përmes internetit, e cila e ka bindur të vinte të punonte në dy shtëpi publike që i operonte me partnerin e saj në Athinë.

Tutorët i thanë se ishte një punë e ligjshme, duke i premtuar 600 euro në ditë.

Gruaja fatkeqe, së bashku me një tjetër viktimë të unazës, kaluan në këmbë kufirin për në Evros, ku i priste një bullgar, pjesëtar i bandës.

Ai mori përsipër t’i transportonte me makinën e tij në Athinë dhe t’ia dorëzonte çiftit të tutorëve.

Fillimisht, 40-vjeçarja uzbeke e ka pritur gruan në një apartament, në Michael Voda dhe më pas, pa e informuar, ka paraqitur në emër të saj një aplikim online për leje qëndrimi të paligjshëm në Greqi.

Ajo e detyroi të paguante 1000 euro si për lejen e qëndrimit, ashtu edhe për koston e udhëtimit nga Uzbekistani në Athinë.

Që atëherë e deri të mërkurën e kaluar filloi makthi i vajzës.

Gruaja 40-vjeçare dhe 35-vjeçari shqiptar, e detyruan të jetonte çdo ditë në kushte të këqija sanitare në një banesë përdhese në rrugën Iasonos.

Viktima priste klientët për 12 orë pa pushim edhe në ditët kur kishte menstruacione… Dhe të gjitha këto për 10 euro që duhej t’u jepte tutorëve si shlyerje të borxhit.

Ndërsa 40-vjeçarja nga Uzbekistani dhe partneri i saj shqiptar, kishin përfituar më shumë se 37 mijë euro nga shfrytëzimi.

Në fillim të qershorit, gruaja i dërgoi fshehurazi nënës së saj në Uzbekistan 1500 euro.

Tutorja 40-vjeçare e kuptoi këtë dhe shkoi në shtëpinë publike pasditen e së mërkurës për ta ndëshkuar.

Aty filloi ta rrihte brutalisht viktimën në sy të dy grave si shembull për të tjerët.

Më pas, e çoi në një banesë në qark, në rrugën Neophytou Metaxa, e kërcënoi me thikë, e goditi me grusht në kokë dhe më pas e rrahu me karrige.

Në përpjekje për t’i shpëtuar tërbimit të tutores së pamëshirshme, ajo doli në ballkon dhe tentoi të hidhej nga kati i parë.

Fqinjët, duke menduar se gruaja fatkeqe po tentonte të vriste veten, kanë lajmëruar Aksionin e Menjëhershëm i cili ka bastisur banesën.

Vajza nga Uzbekistani u dërgua në spital me lëndime të rënda në kokë dhe të nxira në të gjithë trupin e saj, ndërsa policia vuri në pranga 40-vjeçaren, e cila kërcënoi viktimën e saj për të mos e denoncuar.

Paraditen e djeshme, Departamenti i Policisë Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore ka ushtruar kontroll në dy banesa të organizatës, në rrugën Neophytou Metaxa, ku u gjetën dhe sekuestruan 2600 euro, një celular, një pasaportë si dhe dëftesa bankare, transferta për në Uzbekistan dhe nga Uzbekistani.

Ndaj 40-vjeçares dhe bashkëpunëtorëve të saj u ngrit një dosje për Organizatë Kriminale, Trafikimin e Qenieve Njerëzore dhe Shkeljen e Kodit të Emigracionit dhe Integrimit Social.

Paraardhëse

Ariu i uritur vjedh biftekun brenda shtëpisë, policia e ndihmon të “arratiset” (VIDEO)

Pasardhëse

Ballkanasit, si kasapët që afrojnë meny vegjetariane

Pasardhëse

Ballkanasit, si kasapët që afrojnë meny vegjetariane

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.