• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“I gjati do fitojë prapë”, Lefter Maliqi e lëshon gojën keq dhe nuk lë gjë pa thënë për kryeministrin Rama

13 October, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti Lefter Maliqi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm ndaj kryeministrit Rama. Teksa ka përdorur një fjalor banal, Maliqi shkruan se çdo mëngjes i thotë vetes se sot është edhe një ditë më pak nga bashkëjetesa me të keqen e madhe të këtij vendi.

Postimi i plotë:

“Kryemafiozi është kthyer në ritual ‘Vdekje’ – Kur dikush tallet ‘i Gjati do fitojë prapë’, shqiptarët ngrihen në këmbë dhe kapin drurin, ‘LARG QOFTË’ thonë.

Në ferr, Djalli që fiton medaljen e Heroit të Tradhtisë, Krimit, Korrupsionit e Grabitjes, quhet Edi Rama!

Të dashur miq!

Çdo mëngjes them; Sot, edhe një ditë më pak nga bashkëjetesa me të Keqen më të madhe të këtij vendi.

Dje, Kryemafiozi-Kryeministër u shfaq si korbi që ndjellë të keqen e jeton vetëm me të.

I veshur në të zeza, këmbë e kokë, edhe me maskë, (me të cilën kërcënon qytetarët me gjoba), më kujtoi mongolët në luftë me turqit.

Edhe veshja e tij e zezë, nuk është më e sterrosur se shpirti dhe mendja e këtij njeriu.

Veshja e tij e zezë, nuk krahasohet me të zezën që i ka bërë vendit për kaq vite.

Megjithatë, më gëzon fakti se më 25 Prill, në orët e vona, ky Kryemafioz do shpallet në kërkim për të paguar për të gjitha të zezat që i ka bërë këtij vendi.

Ky Kryemafioz, nuk mund të mbajë vetëm përgjegjësi politike, por duhet të mbajë edhe përgjegjësi penale, se kur vjen puna te ajo morale, nuk e njeh fare.

Po dëgjoja artikulime të tipit ‘Kryemafiozi do japë dorëheqjen 45 ditë para zgjedhjeve.

Dorëheqja e këtij njeriu nuk pi më ujë, ky njeri duhet të përgjigjet për shkatërrimin e Shqipërisë.

E vetmja mundësi për këtë njeri, është të dalë në shesh para shqiptarëve, të kërkojë falje publike, të dënohet nga i gjithë Populli me poshtërim publik, dhe pastaj të ngujohet në bunkerin e vetmisë së madhe në Surrel.

Por edhe kjo alternativ duhet diskutuar me Popullin, se ky i fundit nuk ia jepë as këtë shans.

Ky Kryemafioz u mburr mbrëmë se kishte folur me Kancelaren e nderuar gjermane, patjetër që ka folur, por është aq i nxirë në sytë e ndërkombëtarëve, saqë mjafton të kujtojmë kur qëndroi si ‘zorraxhi’ nëpër dyert e kancelarive të huaja, dhe nuk e priti askush.

Ky Kryemafioz shet ‘protokollet’ si vlerësime personale.” – shkruan Maliqi.

Kryemafiozi është kthyer në ritual ‘Vdekje’ – Kur dikush tallet ‘i Gjati do fitojë prapë’, shqiptarët ngrihen në këmbë…

Posted by Lefter Maliqi on Tuesday, October 13, 2020

Paraardhëse

Situata e koronavirusit: Duke filluar nga nesër ky shtet mbyll të gjitha restorantet, baret dhe shkollat

Pasardhëse

‘S’më jep dot mend, e paedukatë!’ Plas sherri mes konkurentes së ‘Përputhen’ dhe Arjan Konomit

Pasardhëse

‘S’më jep dot mend, e paedukatë!’ Plas sherri mes konkurentes së 'Përputhen' dhe Arjan Konomit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.