• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

‘I falënderoj studentët për shuplakën’, Grida Duma i përgjigjet Ramës: Fillo numëro ditët

13 December, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka komentuar deklaratat e Kryeministrit Edi Rama sot në Kuvend. Duma shkruan se Ramës studentët i kthyen një përgjigje të qartë: Plotëso kushtet! “Këta fatmirësisht janë studentët e lindur pas viteve ‘90. Nuk jane tredhur nga perversionet e sistemit ku autokritika ishte krraba për të vjedhur pushtet”, shkruan më tej deputetja demokrate.

REAGIMI I PLOTË

Shuplakës turinjve, ai nuk i kthen faqen tjetër; i nxjerr fytyrën tjetër! Por çfarëdo fytyrë të nxjerrë, ata i përgjigjen:

Plotëso kushtet!

Këta fatmirësisht janë studentët e lindur pas viteve ‘90. Nuk jane tredhur nga perversionet e sistemit ku autokritika ishte krraba për të vjedhur pushtet.

Asokohe çohej lideri i madh, bënte autokritikë dhe të dhunuarit i përgjëroheshi: “mos, vetëm ti mos shaj veten, marrç nga ditët tona, se kjo s’durohet, nuk meritojmë ne as bukë as ujë, vetëm ju mos qani”.

Pastaj, meqë vuri kujën udhëheqja, i kërkohej edhe popullit të bënte autokritikë dhe lideri përlotej, e ministrat bënin si të këputur e si fajtorë; dhe ashtu si padashur teksa përmendnin sa të padenjë ishin, ata tregonin edhe sa shumë kishin punuar e përpjekur ..por për Partinë duhet të kishin bërë më tepër, ndaj vetëm për këtë meritonin çdo dënim. Nëse kishin dështuar, kishin dështuar pa dashje.

Dështimi pa dashje i bënte të gjithë bashkëvuajtës, të gjithë bashkëfajtorë, se dështon me dashje kush mendje e vullnet ka.

Dhe pastaj niste përroi psiqik i të folurit si nënë si baba, si hallexhi i dikurshëm dhe si hallexhi edhe më i madh në pushtet se “problemet nuk kanë të mbaruar” “se e gjetën Shqipërinë rrënim e për shpirt të babës nuk e dinim që s’do ia dilnim dot” ..por këtë e morën vesh tani që e morën pushtetin që s’mund ta lënë më, se pastaj zhyten vetë në dëshpërim.

Dhe populli i tufëzuar pasi dëgjonte autokritikën, psherëtinte:

“O lider i madh. Vetëm ti mos qaj. Marrsh nga ditët tona.”

Nuk është fantazma e askujt lideri global që shfaqet sot me ulërima e hungërima planesh 100 vjeçare të realizuara me vështirësi sa per mijëra vjeçarë.

Është portreti dhe skeleti i plotë i pavdekur që vërtitet gjallë, jo për të kujtuar, por për te përjetësuar ëndrrën e errët e thellë për të qeverisur me përçarje.

Nga ky vend i përçarë, 60% e shqiptarëve duan të ikin. Të ikin nga një bilanc lufte. Në këtë vend të përçarë, dikush ende do të përfitojë.

Sepse jemi të gjithë njëlloj. Sepse politika i paska ndyrë të gjithë. Sepse ka ardhur koha të parashutohen politikanë të rinj nga Marsi që nuk janë politikanë. Sepse ka organizata politike që nuk merren me politikë. Se hap vendin ti që të vij unë. Se erdhi koha ime se ti boll ke vjedhur.

“Përça e sundo, përça e sundo”..

Thuaj “shpellarë” që të ndjehen mirë ca qytetarë, thuaj ngelës qe të mos bashkohen ca dhjetanjosë, thuaj talebanë që mos afrohet askush i lindur në Tiranë.

Bërtit “jashtë politika!” që të përveshësh mëngët e të bësh politikë vetë.

Mbushi ekranet me kukulla partie, zëvendësoje rininë me talente nga FRESSH-i!

Dhe kur një student i verbër ta plas të vërtetën në sy, ti hedh një foto në Instagram dhe kalon në postimin e rradhës.

Më dhatë një shuplakë, po unë do rri këtu, sepse e kam gati fytyrën tjetër!

Ky është avazi i njeriut të pafytyrë që ditët tona i ka marrë, dhe që prej tyre ende do të vjedhë.

Por dikush që ka lindur pas viteve ’90 prej ditësh po i thotë: Jo më.

Boll more nga ditët tona. Fillo numëro të tuat.

Paraardhëse

Reagon sërish Rama për studentët: Sonte edhe pa dialog

Pasardhëse

Studentët në protestë para Kuvendit, kamarieri lë për pak çaste punën bën gjestin befasues

Pasardhëse

Studentët në protestë para Kuvendit, kamarieri lë për pak çaste punën bën gjestin befasues

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.