• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

I dështoi plani? Meta shpërthen në sulme për ardhjen e kontrollorëve turq, godet sërish ndërkombëtarët dhe reformën në drejtësi

9 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
2.1k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur dje kryeministrit Edi Ram për debatin mbi aeroportin e Rinasit. Kryeministri pretendon se ishte një skenar i orkestruar nga presidenti, ndërkohë Meta në një intervistë për “Syri Tv” hodhi dyshime se mund të ketë qenë plan i Ramës për të zëvendësuar kontrollorët me të huaj. Nga ana tjetër nuk kurseu sulmet dhe akuzat.

“Nuk ka deklaratë më rrumpallë se kjo, as me reagimin dhe një përgjegjshmërinë e një kryeministri normal, por është thjeshtë një provokim, ndaj presidentit të republikës me qëllim që të bjerë në një lojë çilimnjsh të papërgjegjshëm siç ishte kjo historia e aeroportit që ky ka sajuar. Nuk ekziston çështja e aeroportit, është e sajuar”, – tha ai.

Ndërkohë presidenti foli dhe për takimin që pati më 31 mars me kontrollorët. Ai deklaroi se ju ka kërkuar që të mos braktisin detyrën, ndërsa ka deklaruar se paga duhet të përshtatet me situatën e pandemisë. Por nga ana tjetër duket se presidenti nuk e ka pritur që të zëvendësoheshin kontrollorët. Ai shpërtheu në sulme pas pyetjeve mbi kontrollorët turq. Si duket kreut të shtetit i dështoi plani.

“Unë ja u kam bërë të qartë se për shkak të pandemisë, paga dhe trajnimi duhet t’i përshtatet kësaj situate. Nuk jam dakord me lënien e detyrës. Ka pasur mungesë vullneti për një zgjidhje sepse edhe me herët janë konstatuar probleme të menaxhimit të këtij institucioni, që nuk kanë marrë përgjigje. Populli shqiptar nuk do të zëvendësohet me popuj të huaj, por do jetë zot në vendin e vetë dhe në tokën e tij, ky vend do ketë fëmijë dhe të ardhme”, – deklaroi presidenti Ilir Meta.

I pyetur nga moderatorit Peka në lidhje me deklarata e sotme të Ramës, që përveç Metës, ai përmend edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, për presidentin ky është një problem i kryeministrit. Sipas Metës, Rama është i tmerruar nga personaliteti i Berishës.

“Duhet të jemi të qartë që kryeministri Rama është i tmerruar nga personaliteti i Zotit Berisha, i cili është një nga personalitete më të fortë në politikën shqiptare. Ai gjithmonë ka marrëdhënie të tilla, që kur ai ka pushtet ai veç do të shtypë dhe të vendosë çizmen në qafë. Kjo është drama që ai vuan. Problemi tjetër është se për të gjitha ata që ka lart, ka marrëdhenie pushteti është shumë i përkushtuar për tu servilosur. Prandaj ai vuan përballë personalitetit tim dhe të doktorit. Personaliteti i zotit Basha është personalitet i politikanit të BE-së, i kundërt ndaj Ramës i cili ka në personalitet të politikanit lindor”, – tha gjatë intervistës së tij Ilir Meta.

Meta Sulmon ndërkombëtarët

Presidenti u ndal dhe te raportet me ndërkombëtarët. Ai foli për bisedën me Sekretarin Amerikan Mattheë Palmer, ndërsa duket se kjo bisedë nuk ka shkuar si duhet. Meta kërcënoi sërish se Shqipëri është shtet sovran dhe nuk pret zgjidhje nga jashtë.

“Unë nuk pres asgjë nga ndërkombëtarët. Garanci është përgjegjshmëria për të votuar. Është garancia e shqiptarëve për të mbrojtur votën. Ndërkombëtarët vëzhgojnë dhe japin mendimet e tyre. Edhe ata kanë qenë të qartë se Shqipëria me zgjedhje si në Shijak e Dibër shkon në greminë. Me këtë situatë të krimit zgjedhor situata përkeqësohet. Shqiptarët e dinë se vendi nuk do shkojë në greminë”, – tha ai.

Presidenti Meta është pyetur në “Çim Peka Live” edhe për portalin që ka hapur ku denoncohen të gjithë emrat të cilët po fusin duart në zgjedhje, ku tha se ka shumë të tillë që janë listuar. Meta u pyet nga paneli edhe nëse kanë listuar emra që do ua presin duart, siç është edhe shprehur? “Pa asnjë diskutim që kjo do të ndodhë, dhe mos u habisni kur kjo të ndodhë. Keni qenë të paralajmëruar, nëse do ti zgjasin duart drejt kutisë së votimit. Besoj që këto 8 vite kanë qenë mëse të mjaftueshme që kemi të bëjmë më probleme të mëdha psikike të Ramës, edhe këtë e vërteton edhe ngjarja e fundit me aeroportin”, – tha ai.

Paraardhëse

A bëhet xheloz bashkëshorti yt? Eni Çobani zbulon si e merr me të mira: Kam metodat e mia

Pasardhëse

“Kur shohin Kim Kardashian në telefon, thonë pse të rri me dhi unë?!”, kryeministri Rama i befason të gjithë me deklaratën e tij

Pasardhëse

“Kur shohin Kim Kardashian në telefon, thonë pse të rri me dhi unë?!”, kryeministri Rama i befason të gjithë me deklaratën e tij

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.